8 TË VDEKUR 1865 TË INFEKTUAR NË RMV

Edhe tetë viktima dhe 1,865 raste të reja me kovid 19 në RMV në 24 orët e fundit. Sa i përket të infektuarve, në Shkup, janë regjistruar 871 raste, 177 në Prilep, 119 në Kumanovë, 86 në Kumanovë, ndërsa numër më i vogël në 30 qytete tjera. Sipas të dhënave të publikuara, 70 për qind e rasteve janë me variantin Omicron të koronavirusit. Numri i rasteve aktive ka arritur në 14,545. Janë shëruar 784 persona ndërsa në trajtim spitalor ka më pak se 100 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.