9 SIMPTOMA TË CILAT JU JAPIN SHENJA SE MËLÇIA JUAJ NUK FUNKSIONON SI DUHET

9 SIMPTOMA TË CILAT JU JAPIN SHENJA SE MËLÇIA JUAJ NUK FUNKSIONON SI DUHET

Mëlçia është organ kyç i sistemit të tretjes, është përgjegjëse për pastrimin e toksinave nga gjaku, përpunimin e barnave, prodhimin e biliares , ruajtjen e glukozës, prodhimin e proteinave për koagulimin e gjakut dhe ndihmon në tretjen e yndyrave. Gjithashtu, është organ i cili është në gjendje të rigjenerojë deri diku qelizat, por nëse dëmtohet sërish çon në inflamacion, cikatrice dhe cirrozë.

Mëlçia “tkurret” dhe indi bëhet “më i fortë dhe më i trashë” duke bërë që të funksionojë më dobët. Marrja e lartë e alkoolit ose toksinave, ushqimit me yndyrë të lartë dhe disa infeksioneve virale si hepatiti, mund të shkaktojnë dëmtimin e mëlçisë. Sëmundja e mëlçisë zakonisht nuk shkakton asnjë simptomë derisa dëmtimi të jetë mjaft i avancuar. Megjithatë, ekspertët ju bëjnë thirrje që t’i kushtoni vëmendje simptomave të mëposhtme, pasi ato mund të tregojnë se ky organ është i sëmurë dhe në prag të heqjes dorë, ndaj rrezikohet shëndeti juaj i përgjithshëm.

Lodhja – Mjekët nuk janë të sigurt saktësisht se si dëmtimi i mëlçisë shkakton lodhje, por është një nga simptomat më të zakonshme.

Nauze – ndodh sepse toksinat grumbullohen në gjak për shkak të aftësisë së zvogëluar të mëlçisë për të kryer punën e saj për filtrimin e toksinave.

Jashtëqitja e zbehtë – ngjyra e errët e jashtëqitjes jepet nga kripërat biliare që normalisht lirohen nga mëlçia. Nëse jashtëqitja është e zbehtë, mund të tregojë një problem me mëlçinë ose ndonjë pjesë tjetër të traktit biliar (kanali biliar është sistemi kullues për mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit). Jashtëqitjet e zeza të ngjashme me katranin mund të shfaqen në sëmundjet e avancuara të mëlçisë dhe shkaktohen nga gjaku që kalon nëpër traktin gastrointestinal. Në këtë rast, kërkohet kujdes urgjent mjekësor.

Lëkura ose sytë e verdhë – verdhëza është pasojë e akumulimit të bilirubinës (pigmentit biliar) në gjak sepse nuk mund të përpunohet në mënyrë efektive. Lëkura juaj mund të kruhet për të njëjtën arsye.

Spider nevus – enët e gjakut të deformuara në formën e një merimange. Spider nevus duket si një pikë e kuqe me enë gjaku që rrezatojnë nga qendra si këmbët e merimangës. Mund të jenë të shpeshta tek gratë e shëndosha, ndërsa tek meshkujt dhe atëherë kur shfaqen në numër të madh në gjysmën e sipërme të trupit të grave  tregojnë sëmundje të mëlçisë.

Mavijosje e lehtë – kjo mund të jetë për shkak të aftësisë së zvogëluar të mëlçisë për të prodhuar faktorë të koagulimit.

Pëllëmbët e kuqe (erythema palmare) – Përafërsisht një e katërta e njerëzve me cirrozë zhvillojnë eritemë palmare, ose skuqje të lëkurës në pëllëmbë.

Urina e errët – Urina e errët portokalli, e verdhë, kafe ose me ngjyrë Coca-Cola mund të jetë shenjë e sëmundjes së mëlçisë. Ndryshimi i ngjyrës është për shkak të akumulimit të tepërt të bilirubinës sepse mëlçia nuk e zbërthen atë normalisht.

Barku i fryrë – ndodh për shkak se lëngu mbahet në stomak. Këmbët dhe nyjet mund të jenë gjithashtu të fryrë për shkak të mbajtjes së lëngjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.