BIMËT SHËRUESE QË MUND TI KULTIVONI NË SHTËPI

Rozmarina

Rozmarina konsiderohet si një superbimë, dhe efektet e mira që ka ajo në shëndet janë të shumta. Sipas shumë hulumtimeve kjo bimë shumë vjeçare sulmon qelizat e kancerit. Është një antioksidant i shkëlqyer që ka në vete anti-inflamator e gjithashtu është shumë e pasur me vitaminën E.  Kjo bimë preferon thatësinë dhe lulëzon shumë mirë në tokë të thatë. Preferohet të shoqërohet me ushqim mesdhetar.

Borziloku

Borziloku në mjekësinë popullore përdoret shumë kundër kollitjes, sëmundjeve të veshakëve e kokëdhimbjes.  Sipas nutriocionistëve ai përmban në vete vajra esencial që e bëjnë të jetë një antioksidant i shkëlqyer. Gjithashtu përbënë hekur e vitaminë A.  Lëngu nga gjethet e borzilokut përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit.

Menta

Menta është një barishte që zgjerohet sapo ta mbillni, prandaj nuk preferohet të jetë shumë afër bimëve tjera. Format e përdorimit të mentës janë të shumta, pëlqehet shumë në sallatë, deserte, ushqime, e lëngje. Është e njohur si një freskues për gojë, anët e saj të dobishme janë të shumta.

Majdanozi

Një prej bimëve që gjen përdorim në pothuajse të gjitha ushqimet është majdanozi. Ndërsa ta rrisni në shtëpinë tuaj është shumë e thjeshtë. Mjafton ta fusni në një kavanoz më të gjerë, dhe ta ujisni. Ai përmirëson sistemin imunitar, ka efekte pozitive në eshtra.

Sherebela

Sherebela shtë një bimë barishtore shumëvjecare gjithmonë e gjelbërt me gjethe mishtore. Vendi i saj i origjinës është mesdheu por është përhapur në të gjithë botën. Emri i saj ka lidhje me aftësitë e saj shëruese, vjen nga latishishtja “Salvare” që do të thotë të shpëtosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.