BRENDA JAVËS RRITEN PËR 51% RASTET POZITIVE ME KOVID 19 NË VEND

Brenda një javë, numri i rasteve pozitive nga Covid-19 në Maqedonin e Veriut është rritur me 51%. Të sëmurët janë nga të gjitha grupmoshat, por rritja më e madhe e numrit të pacientëve është regjistruar te grupmoshat 20 deri në 39 vjeç. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht në spitalet në të gjithë vendin janë të shtruar 351 persona, që është 41 % më shumë se një javë më parë. Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kishin kontakt me një rast pozitiv tre ditë para fillimit të simptomave ose rezultatit pozitiv. Është rritur edhe numri i ekzaminimeve ditore në infektivat nëpër spitalet në vend. Numri i vizitave ditore në spitalet e Shkupit ndodh ti kalon 100 pacientë, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.