BRITANIA NUK REKOMANDON DOZËN E KATËRT TË VAKSINËS ANTI KOVID

BRITANIA NUK REKOMANDON DOZËN E KATËRT TË VAKSINËS ANTI KOVID

Këshilltarët e qeverisë së Britanisë kanë vlerësuar se nuk është e nevojshme doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19 për banorët e shtëpive të personave të moshuar dhe njerëzve mbi 80 vjeç. Ky rekomandim del pasi të dhënat tregojnë se një injeksion i tretë ofron mbrojtje të qëndrueshme kundër shtrimit në spital.

Për personat mbi 65 vjeç, mbrojtja nga shtrimi në spital mbetet në rreth 90 për qind tre muaj pas dozës së tretë, sipas të dhënave të përpiluara nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar. Si rezultat, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin të premten më 7 janar, këshilloi qeverinë se nuk kishte nevojë të ofronte një dozë të katërt për njerëzit e cenueshëm në këtë kohë. Në vend të kësaj, qeveria duhet të fokusohet në dhënien e një doze të tretë për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për të rritur mbrojtjen kundër variantit shumë të transmetueshëm të Omicron-it. Mbretëria e Bashkuar ka nisur prej kohësh një program për të ofruar doza përforcuese për të rriturit në të gjithë vendin pasi hulumtimi tregoi se dy doza nuk ishin të mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga varianti Omicron. Ky variant ka nxitur një rritje të infeksioneve me koronavirus dhe shtrimeve në spitale. Numri i njerëzve të infektuar që kishin nevojë për tu shtrirë në spital, u dyfishua të enjten e kaluar në Mbretëri të Bashkuar. Shtimi i rasteve të sëmundjes së rëndë, sfidoi spitalet pasi një numër i madh i stafit në Mbretëri të Bashkuar, mungonte në punë për arsye që lidheshin me infeksionet me COVID-19./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.