ÇFARË NDODH ME TRUPIN TUAJ NËSE PINI NJË GOTË UJË NË MËNGJES?

ÇFARË NDODH ME TRUPIN TUAJ NËSE PINI NJË GOTË UJË NË MËNGJES?

Konsumimi i lëngjeve është shumë i rëndësishëm për trupin e njeriut e në veçanti gjatë ditëve të verës. Por çka në fakt ndodh me organizmin tonë nëse pimë një gotë ujë në esëll? Cilat janë të mirat shëndetësore që sjell ky zakon ju sjellim në vazhdim.

  1. Trupi largon substancat e dëmshme

Gjatë natës trupi ynë rimëkëmbet dhe në atë kohë toksinat në trup shpërbëhen. Kur pimë një gotë ujë e ndihmojmë trupin të nxjerrë jashtë këto substanca të dëmshme. Marrja adekuate e lëngjeve gjithashtu stimulon prodhimin e qelizave të reja të gjakut.

  1. Përshpejton metabolizmin

Pirja e ujit në stomakun bosh rrit konsumin e energjisë deri në 24 për qind gjatë 60 minutave të ardhshme. Aktiviteti më i lartë metabolik do të thotë punë më e mirë e sistemit tretës. Nëse dëshironi të humbni disa kilogramë do ta keni më të lehtë ta tretni ushqimin më shpejt. Këshillohet të pini ujë të vakët në mëngjes.

  1. Lëkura bëhet më rrezatuese

Dehidratimi çon në zgjerimin e poreve dhe krijimin e rrudhave të përkohshme në trup. Pirja e ujit stimulon qarkullimin gjë që përmirëson pamjen e lëkurës.

  1. Flokë më të forta

Shumë pak lëngje mund të ketë një ndikim të madh në rritjen e flokëve. Uji përbën një të katërtën e peshës së flokëve tuaj dhe i hidraton ato nga brenda. Lëngu i pamjaftueshëm shkakton flokë të hollë dhe të brishtë. Pirja e ujit në mëngjes ka një efekt pozitiv në flokë.

  1. Redukton rrezikun e gurëve në veshka dhe infeksioneve të traktit urinar

Pirja e ujit në mëngjes është e rëndësishme për të shmangur gurët në veshka dhe infeksionet e traktit urinar. Uji i mjaftueshëm zbërthen acidin e stomakut dhe largon toksinat nga trupi.

  1. Përmirëson sistemin imunitar

Pirja e ujit me stomakun bosh ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të sistemit limfatik duke ju bërë më pak të ndjeshëm ndaj patogjenëve dhe sëmundjeve.

  1. Përmirëson tretjen

Dispepsia shkaktohet nga rritja e acidit në stomak. Pirja e ujit me stomakun bosh sapo të ngriheni, thyen acidin dhe parandalon shfaqjen e acidit. Përveç kësaj stomaku me ujë përgatitet më së miri për mëngjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.