CILA ËSHTË DITA E FUNDIT E CIKLIT MENSTRUAL?

CILA ËSHTË DITA E FUNDIT E CIKLIT MENSTRUAL?

Dita e fundit e menstruacioneve nuk është e përcaktuar njëjtë tek të gjitha gratë. Kur gjakderdhja të jetë ndalur, kjo llogaritet të jetë dita e fundit e menstruacioneve. Mirëpo, për  shumicën e grave kjo ndodh rreth ditës së pestë, raporton The Sun.

Gjakderdhja ka të ngjarë të jetë më e rëndë në fillim, ndoshta për disa ditë, pastaj do të bëhet më e lehtë derisa i afroheni fundit të menstruacioneve. Ndonjëherë ju mund të mendoni se ka mbaruar, por më pas keni sërish rrjedhje dhe kjo është krejtësisht normale. Kohëzgjatja e menstruacioneve mund të ndikohet nga një sërë faktorësh si mosha, pesha, shtatzënia apo edhe menopauza. Ajo gjithashtu mund të ndryshojë varësisht nga gjendja shëndetësore, sidomos gjendja e cila lidhet me mitrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.