CILAT JANË ILAÇET QË NUK DUHET KONSUMUAR NËSE VOZISNI?

DISA ILAÇE DUHET SHMANGUR DERISA VOZISNI

Të gjithë e dimë se nuk lejohet të drejtosh automjetin nëse je i dehur. Poashtu ka disa ilaçe që nëse i merrni nuk duhet të vozisni, pasi ato mund të ndryshojnë gjendjen psikofizike të njeriut. Disa lloje ilaçesh mund të ndikojnë në kushtet e drejtimit, ato mund të ndryshojnë përqendrimin, shikimin, mund të shkaktojnë përgjumje dhe në përgjithësi të ndikojnë në kushtet psikofizike dhe reflekset e atyre që qëndrojnë në timon.

Cilat ilaçe duhen shmangur nëse drejtoni automjetin?

ANIKSIOLITIKËT

Këto janë barna psikotrope që përdoren për të trajtuar çrregullimet e krijuara nga ankthi dhe stresi, ndonjëherë përdoren edhe për trajtimin e çrregullimeve të gjumit. Më të zakonshmet bazohen në benzodiazepinat. Ndër efektet anësore më të shpeshta mund të kenë qetësim, përgjumje dhe vështirësi psikomotore.

ILAÇET KUNDËR DEPRESIONIT

Ato përdoren për të trajtuar depresionin dhe veprojnë në disa neurotransmetues në tru. Efektet anësore mund të ndryshojnë në varësi të grupit të barnave që përdorni, megjithatë këtu mund të përmendim shqetësime të shikimit, përgjumje dhe tensionim.

ILAÇET E GJUMIT

Këto barna përdoren për të trajtuar problemet e pagjumësisë. Ndër efektet anësore më të zakonshme janë ndjesi shpimi gjilpërash në zona të ndryshme të trupit, marramendje, dhimbje koke dhe vështirësi në përqendrim.

RELAKSUESIT E MUSKUJVE

Ky lloj medikamenti synon të relaksojë muskujt skeletorë dhe të lëmuar (kryesisht të pavullnetshëm) dhe përdoret kryesisht për të lehtësuar ndjesinë e dhimbjes pas problemeve të muskujve.

ANTIHISTAMINET

Ato përdoren në rast alergjie. Ka disa lloje dhe disa nga efektet anësore përfshijnë: vështirësi në frymëmarrje, përgjumje dhe marramendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.