CILAT JANË VITAMINAT MË TË MIRË PËR TRURIN SIPAS EKSPERTËVE TË HARVARDIT?

CILAT JANË VITAMINAT MË TË MIRË PËR TRURIN SIPAS EKSPERTËVE TË HARVARDIT?

Vitaminat janë të nevojshme për funksionimin, rritjen dhe zhvillimin normal të qelizave. Rëndësia e vitaminave lidhet drejtpërdrejt me shëndetin, pasi është treguar se shfaqja e sëmundjeve të caktuara krijohet nga mungesa e disa vitaminave. Aktualisht, vitaminat mund të ndihmojnë në parandalimin e disa sëmundjeve kronike.

Natyrisht, ato gjenden në ushqim, ndaj këshillohet të zgjedhim mirë mënyrën e të ushqyerit.

Autorja e librit “This is your brain on food”, Dr. Uma Naidoo, e Universitetit të Harvardit, ka siguruar në një intervistë për BBC se vitamina më e mirë për trutin është vitamina B, sepse ajo është çelësi për të mbajtur trurin tonë të ri dhe të shëndetshëm.

“Ka 8 lloje të vitaminave B. Një nga të preferuarat e mia dhe për të cilën flas gjatë gjithë kohës, është vitamina B-9, e cila është acid folik”, thotë mjekja, e cila argumenton se vitaminat B janë të mira edhe për organe të tjera përveç trurit, por që të gjitha kanë “ndonjë element” që e ndihmon atë.

Vitaminat B ndihmojnë trupin të marrë energji nga ushqimi që hamë. Ato gjithashtu ndihmojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe kontribuojnë në funksionin e mirë të imunitetit, si dhe mbështesin procese të tjera të rëndësishme në trup. Ato janë të tretshme në ujë, kështu që mund të humbasin në ujin e gatimit dhe, nëse merren me tepricë, eliminohen me anë të urinimit.

Vitaminat B mund të merren nga peshku, pula, viçi, vezët dhe produktet e qumështit. Edhe perimet me gjethe jeshile apo fasulet kanë gjithashtu këto lloj vitaminash.

Por, Dr. Naidoo rekomandon që të mos hamë vetëm një lloj ushqimi: “Mos hani vetëm fasule ose vetëm perime me gjethe jeshile, sepse atëherë do të humbni shtatë vitaminat e tjera B”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.