ÇKA E SHKAKTON RËNIEN E FLOKËVE?

ÇKA E SHKAKTON RËNIEN E FLOKËVE?

Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet pjesë e jetës së përditshme. Çdo njeri i shëndetshëm përjeton rënie flokësh, gati rreth 80 fije floku në ditë.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni arsyet e mundshme pse po ju bien flokët, ekspertja e shëndetit të flokëve, Anabel Kingsley është shprehur: “Në thelb çdo gjëndër qimeje në kokën tonë i nënshtrohet tre fazave të një cikli jetësor. Ato kalojnë fazën e tyre të rritjes e cila mund të zgjasë deri 7 vite. Më pas kalojnë fazën ku qimja ndalon së zgjaturi dhe merr kohën e saj të pushimit dhe kjo kohë zgjat 3 muaj.

Në fund qimet kalojnë në fazën e rënies ku ato gradualisht zëvendësohen me qime të reja . Çdo gjëndër ndodhet në faza të ndryshme në periudha të ndryshme, kështu që ju ndoshta nuk do ta vini re se ç’po ndodh dhe ju duket se po ju bien shumë qime.” Në vijim, ne do të ndalemi në 3 arsyet kryesore që ndikojnë në rënien e flokëve:

Probleme hormonale

Problemet me hormonin e estrogjenit, testosteronit dhe tiroides janë ndër shkaktarët kryesorë të rënies së flokëve. Këto probleme zakonisht shoqërohen edhe me shtim në peshë dhe akne, ndaj nëse i shihni këto shenja, ju këshillojmë të bën një analizë hormonale dhe të merrni mjekim.

Kequshqyerja

Nëse në analizën e radhës, shihni se keni mungesë hekuri, acidi folik dhe vitamine D, dijeni se mund të jetë një nga arsyet përse po ju bien flokët. Përveç rrallimit të flokëve, mungesa e vitaminave dhe mineraleve ka ndikim dhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe funksionimin e sistemit imunitar.

Stresi i tepërt

Stresi ndikon në shëndetin tuaj në shumë mënyra, dhe një prej tyre është rrallimi dhe rënia e flokëve. Kur flokët bien nga stresi, mund të përjetoni dhe dhimbje të tabanit të kokës. Ne ju këshillojmë të bëni një konsultë tek një psikolog nëse simptomat e stresit nuk mund të menaxhohen dhe të bëni masazhe të kokës çdo natë përpara se të bini për të fjetur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.