ÇKA NDODH ME ORGANIZMIN PAS LËNIES SË DUHANIT?

ÇKA NDODH ME ORGANIZMIN PAS LËNIES SË DUHANIT?

Edhe duhanpirësit e dinë se tymi i duhanit i ekspozon mushkëritë dhe pjesë tjera të organizmit me më shumë se 7,000 kimikate. Këto substanca mund të shkaktojnë inflamacion dhe dëme të qelizave ndërtuese të këtyre muskulaturave.

Por çfarë i ndodh organizmit pasi keni lënë cigaren?

Në vetëm 20 minutat e para nga momenti kur lini cigaren, tensioni i gjakut dhe pulsi rikthehen në nivele të shëndetshme. Brenda 24 orëve, nivelet e monoksidit të karbonit bien, duke e lejuar oksigjenin që ndodhet në gjak të arrij nivelet e duhura. Gjithashtu brenda një dite, qarkullimi i gjakut në ekstremitetet e trupit, fillon të përmirësohet. Brenda 48 orëve të lënies së cigares, qelizat e nuhatjes dhe të shijes fillojnë të rigjenerohen. Madje fillon të zhduket dhe ‘fryma e duhanpirësit’, një aromë e cila është karakteristikë e të gjithë duhanpirësve.

Shumë shpejt pas lënies së cigares, qelizat qerpikore që gjenden në brendësi të mushkërive, fillojnë dhe punojnë më mirë. Kështu funksionin e nxjerrjes së toksinave jashtë organizmit e kryejnë më saktë. Kur kanë kaluar përreth dy javë nga lënia e duhanit, qarkullimi i gjakut përmirësohet, duke rritur nivelet e largimit të helmeve nga trupi. Nga ana tjetër qarkullimi i gjakut ka si funksion dhe furnizimin me oksigjen të qelizave të organizmit, gjë që pas lënies së duhanit fillon dhe normalizohet. Shenjat që nikotina lë në gishtërinj dhe në dhëmbët tuaj do të fillojnë dhe të zhduken. Gjithashtu dhe volumi i ajrit që mbajnë mushkëritë fillon dhe të rritet. Duke qenë se prodhimi i mukusit të mushkërive fillon dhe të rritet javët e para të lënies së cigares, në fillim të javës së tretë rrugët e frymëmarrjes do të jenë më të pastra. Gjë që sjell eliminimin gradual të kollës me sekrecione që shkakton konsumimi i cigares si dhe parandalim të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Pavarësisht efekteve pozitive, lënia e cigares ka të njëjtat shenja si substancat e tjera narkotike.

Pasi të keni kaluar 48 orët e para trupi fillon dhe e kërkon nikotinën, dhe në pamundësi për ta gjetur kalon një shok. Prandaj në këtë fazë mund të ketë raste të marramendjes, tensionit të ulët apo të përzierave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.