ÇOKOLLATAT EVROPIANE DHE ATO AMERIKANE KANË SHIJE TË NDRYSHME

ÇOKOLLATAT EVROPIANE DHE ATO AMERIKANE KANË SHIJE TË NDRYSHME

Çokollatat në Evropë kanë një teksturë më kremoze, ndërsa kanë standarde të tjera specifike, pasi përmbajnë të paktën 14% në përbërës të qumështit. Ndërsa te çokollatat amerikane përbërësit e qumështit arrijnë deri në 12%. Kjo do të thotë se çokollatat në Evropë kanë 3,5% yndyrë nga qumështi për dalim nga ato amerikane që kanë deri në 3,39%.

Çokollatat evropiane gjithashtu kanë një përmbajtje shumë më të lartë kakao, kështu që ato kanë një shije më të fortë. Edhe duke qenë se evropianët konsumojnë 40% më shumë kakao se qytetarët amerikanë, kjo i bën ata të kenë një shije më të rafinuar në temën e çokollatës.

Këto dallime individuale mund të mos ju duken të veçanta, por të gjitha ato përbëjnë një shije të ndryshme çokollate. Një ndryshim tjetër është se në Amerikë përdorin shumë acid butirik në çokollata, në mënyrë që ato të mbahen të ngrënshme për një kohë më të gjatë. Së fundi, të mos harrojmë se çokollatat në Evropë kanë reputacionin më të mirë dhe vijnë kryesisht nga Zvicra dhe Austria./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.