COVID-19: 67 % E RASTEVE TË REJA DHE 85 % E TË HOSPIATLIZUARVE JANË TË PAVAKSINUAR

Raporti i publikuar në bazë të statistikave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thotë se në javët e fundit, 45.051 qytetarë, pra 67 për qind e rasteve pozitive me Covid-19 nuk janë të vaksinuar. Ndërsa të vaksinuarit janë persona që kanë marrë dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë e vaksinës. Nga data 6 gusht deri dje në territorin e vendit gjithsej janë regjistruar pozitivë 66 857 qytetarë. Prej tyre 21 806 persona gjegësisht 33 për qind janë të vaksinuar me dy doza. Nga Ministria e shëndetësisë thonë se numri më I madh I qytetarëve të infektuar kohëve të fundit janë të pavaksinuar. Derisa përqindja e personave të hospitalizuar të cilët nuk janë vaksinuar është 85 %. Vetëm 15 % e pacientëve aktualisht të shtruar në spital janë të vaksinuar plotësisht. Bazuar në analizat e MSH-së viktimat vuanin edhe nga sëmundjet kronike të kombinuara.

– Vdekshmëria te të pavaksinuarit është drastikisht më e lartë, tregon analiza. Në periudhën nga 6 gushti deri më 23 dhjetor, në territorin e vendit kanë vdekur 2362 persona me KOVID-19, 1850 pacientë të të ndjerit nuk janë vaksinuar dhe vetëm 21 për qind e kanë marrë vaksinën, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e vaksinimit dhe apelon për vaskinim masiv. Thonë se vetëm në këtë mënyrë do të arrhet të krijohet imuniteti kolektiv dhe do të parandalohet përhapja e mutacioneve SarsKov2. /Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.