“COVID” ËSHTË RIKTHYER NË KINË, A DO TË VIJË SËRISH TE NE?

“COVID” ËSHTË RIKTHYER NË KINË, A DO TË VIJË SËRISH TE NE?

E harruam për një kohë të gjatë, por “Covid” është rikthyer sërish dhe  Kina për herë të dytë është vatra e virusit. Disa vende evropiane, në përpjekje për të mbrojtur veten, po vendosin testimin e detyrueshëm me hyrjen e turistëve kinezë.

Në vendin tonë Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk e ka diskutuar për këtë problem. Eskpertët  thonë se kjo duhet të diskutohet seriozisht e të mos bëhet gabimi i 2019, kur kishim pak ose pothuajse aspak kontroll në pikat kufitare dhe aeroporte.

“Nuk kam dëgjuar se institucionet kompetente janë duke ndërmarrë veprime, veçanërisht këtu e kam fjalën për Komisionin për Sëmundje Infektive, i cili duhet të ulet dhe të mendojë nëse edhe vendi ynë duhet të hyjë në atë grup shtetesh që do të kontrollojnë më rreptësisht kufijtë e tyre. Aktualisht në vend ka shumë pacientë të sëmurë që ankohen për kollë të zgjatur, temperaturë të ngritur, vështirësi në frymëmarrje, sidomos te fëmijët.”, u shpreh Andon Çibishev nga klinika për toksikologji.

Nga KSI thonë se  politika trevjeçare e Kinës për “Zero Covid” mbajti vdekjet në minimum dhe kurseu sistemin shëndetësor nga kolapsi, por tani ekziston rreziku i rasteve të reja.

“Virusi praktikisht nuk mund të ndalohet apo bllokohet, por sigurisht që është e dëshirueshme një lloj përhapjeje e kontrolluar, sepse edhe tek ne, si në mbarë botën, rreziku nga një valë e madhe do të ishte  barrë për sistemin shëndetësor.”, theksoi kryetari i komisionit për sëmundjet infektive, Aleksandar Petliçkovski.

Në vendet evropiane, në baza javore, sëmuren qindra mijëra qytetarë, por popullsia atje mbrohet nga dozat e vaksinës dhe është krijuar imunitet kolektiv.

LEUNORA KALIQI/TVM2

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.