DARDHAT ULIN NIVELIN E KOLESTEROLIT NË GJAK

DARDHAT ULIN NIVELIN E KOLESTEROLIT NË GJAK

Kolesteroli i lartë rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sulmit në zemër, për çka natyrisht se duhet konsultim me mjekun. Por niveli i këtyre yndyrave do të ulet edhe duke ndryshuar dietën dhe mënyrën e jetesës.

Dietologu Rob Hobson thot se dardha përmban një sasi të madhe të fibrave të tretshme të njohura si pektinë, prandaj jo vetëm ul nivelin e kolesterolit në gjak, por ka edhe veti të tjera të dobishme. Përveç kësaj, dardha është e pasur me antioksidantë që ndihmojnë trupin të luftojë radikalet e lira.

Në një studim të publikuar në “Current Developments in Nutrition”, shkencëtarët shpjeguan gjithashtu se ky frut mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Shkencëtarët kanë kryer një numër të madh studimesh për pektinën, të cilat kanë vërtetuar se ajo ul vërtet kolesterolin dhe se kjo substancë gjendet edhe tek mollët dhe agrumet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.