DEPRESIONI SEZONAL SHFAQET EDHE NË PRANVERË

DEPRESIONI SEZONAL SHFAQET EDHE NË PRANVERË

Simptomat e depresionit sezonal zakonisht shfaqen në vjeshtë dhe dimër ndërsa përmirësohen me afrimin e pranverës. Por mund të ndodhë që të fillojnë në pranverë dhe të vazhdojnë deri në verë. Depresioni pranveror është më pak i zakonshëm se depresioni i dimrit dhe ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton atë. Drita dhe nxehtësia ekstreme mund t’ju bëjnë të ndiheni të dobët e të pamotivuar dhe të shkaktojnë më tepër shqetësim dhe nervozizëm.

Intensiteti i dritës së diellit mund të prishë ciklin gjumë-zgjim, duke e bërë më të vështirë plotësimin e orëve të gjumit që ju nevojiten për shëndet dhe mirëqenie.

Depresioni sezonal ka këto simptome:

-Ndryshime në energji

-Shqetësime me gjumin

-Probleme me përqendrimin ose kujtesën

-Oreks i shtuar ose humbje peshe

-Nervozizëm i pazakontë

-Ndjenja zemërimi ose agresion

-Mendime rreth vdekjes ose vetëvrasjes

-Pavendosmëri

Truri prodhon një numër neurotransmetuesish të ndryshëm ose lajmëtarësh kimikë. Ato ndihmojnë në rregullimin e humorit, emocioneve dhe proceseve të tjera të rëndësishme trupore.

Disbalancimi i tyre mund të ndërhyjnë në këto funksione dhe të luajë një rol në zhvillimin e simptomave të shëndetit mendor. Mendohet që depresioni pranveror mund të ndjekë modelin e kundërt nga depresioni i dimrit.

Rritja e menjëhershme e dritës së diellit bën që trupi juaj të prodhojë më pak melatoninë, kështu që ju përfundoni duke fjetur më pak se sa keni nevojë. Në të njëjtën kohë, nivelet e serotoninës në trup rriten si rezultat i natyrshëm i zgjatjes së ditës dhe motit me diell. Nivelet e larta të serotoninës mund të shkaktojnë gjithashtu shqetësime në shëndetin mendor, duke përfshirë çrregullimin e ankthit social, të shkaktojë shqetësim dhe nervozizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.