
Close-up of human hand holding pen over business document
DHIMBJET NË TRUP NUK DUHET INJORUAR, ATO JAPIN SHENJA PËR PROBLEME TJERA
Dhimbjet e ndryshme në trup nuk duhet injoruar. Ekspertët kanë përcaktuar se si dhimbja në pjesë të ndryshme të trupit mund të zbulojë problemin shëndetësor që mund të keni.
ZEMRA
Nëse ndjeni dhimbje në gjoks, kontrolloni funksionin e zemrës edhe nëse ndjeni dhimbje në krahun e djathtë apo në pjesën e sipërme të shpinës. Jeni veçanërisht të kujdesshëm në qoftë se dhimbja anon në anën e majtë të trupit tuaj. Kjo është mënyra përmes së cilës trupi juaj dërgon sinjale përmes palcës kurrizore.
MUSHKËRITË DHE DIAFRAGMA
Nëse dhimbja prek qafën dhe supet kontrolloni mushkëritë tuaja dhe diafragmën. Konsultohuni me mjekun për ndonjë terapi të mëtejshme.
MËLÇIA DHE TËMTHI
Dhimbjet në mëlçi dhe në zonën e fshikëzës së tëmthit mund të tregojnë se keni probleme me mëlçinë dhe tëmthin. Jeni veçanërisht të kujdesshëm në qoftë se dhimbja është e vazhdueshme.
STOMAKU DHE PANKREASI
Nëse dhimbja juaj është e vendosur në zonën e barkut, ajo mund të ketë lidhje me pankreasin dhe stomakun. Sipas statistikave, mbi 50% e pacientëve me sëmundje kronike të pankreasit ndjejnë dhimbje të forta barku. Kjo është një gjendje që nuk duhet të injorohet.
Leave a Reply