DHJETË SIMPTOMAT QË TREGOJNË SE KENI PROBLEME ME TIROIDET

DHJETË SIMPTOMAT QË TREGOJNË SE KENI PROBLEME ME TIROIDET

Tiroidet janë një pjesë mjaft e rëndësishme e metabolizmit të njeriut, të lokalizuara rreth qafës. Nëse tiroidja nuk e kryen funksionin e vet, mund të japë efekte në pothuaj çdo pjesë të trupit por veçanërisht shkakton ndryshime në peshë, depresion dhe ul ndjeshëm energjinë, thonë mjekët. Problemet me tiroidet mund të çojnë deri në obezitet, probleme me zemrën, rënie flokësh, probleme seksuale, si dhe simptoma të tjera që me kalimin e kohës bëhen serioze.

Ja disa nga simptomat që ju tregojnë nëse vuani nga tiroidet:

  1. Dhimbjet e muskujve dhe tendinëve;
  2. Dhimbjet e qafës, parehati gjatë gjumit;
  3. Rënie flokësh, ndryshime në skalp dhe në lëkurë;
  4. Probleme me stomakun, diarre dhe probleme me aparatin tretës;
  5. Çrregullime të ciklit menstrual;
  6. Anëtarë të familjes që kanë vuajtur nga tiroidet;
  7. Kolesterol i lartë;
  8. Depresion dhe gjendje ankthi;
  9. Ndryshime peshe në mënyrë të pashpjegueshme, edhe me dietat dhe ushtrimet;
  10. Lodhje, debulesë, pagjumësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.