DISA KËSHILLA SI TË NDALONI GËRHITJEN

DISA KËSHILLA SI TË NDALONI GËRHITJEN

Gërhitja e partnerit është stresuese prandaj duhet kërkuar trajtim për të eliminuar atë. Ekzistojnë disa këshilla për këtë problem:

-Fjetja me kurriz është pozicioni më i keq për dikë që gërhet. Flini në njërën anë sepse do ushtroni më pak presion në fyt dhe në gjuhë, duke ulur zhurmën e gërhitjes.

-Përdorni një pajisje që rrit lagështirën në dhomë gjatë natës.

-Alergjitë e sezonit janë një ndër arsyet që shkaktojnë gërhitjen, si pasojë e ajrit shumë të thatë. Prandaj ju këshillojmë të përdorni një pajisje që rrit lagështirën gjatë natës.

-Mos pini verë para se të flini. Konsumimi i një gotë vere të kuqe para gjumit relakson muskujt e fytit por shton të gërhiturat.

-Bëni një dush përpara se të flini. Duke qënë se gërhitja shkaktohet nga bllokimi i kanaleve të frymëmarrjes, një dush përpara se të flini është zgjidhja më e thjeshtë për të bërë një gjumë të rehatshëm.

-Provoni ngjitësin që vendoset mbi hundë i cili ndihmon në lirimin e kanaleve të hundës. Kjo mënyrë mund t’iu ndihmojë. Ky ngjitës jo shumë i shtrenjtë ju ndihmon për të liruar kanalet e hundës dhe për të përmirësuar frymëmarrjen gjatë natës.

-Flini në një jastëk të pastër dhe të fryrë. Mikrobet janë një arsye tjetër që shkaktojnë gërhitjen gjatë natës duke lënë enzima ndaj të cilave jemi alergjikë. Përdorni jastëkë të fryrë dhe pastrojini ata çdo javë.

Përdorni një pajisje kundër gërhitjes. Kjo pajisje nuk është gjëja më e bukur që mund të mbani kur flini por ajo hap rrugët e frymëmarrjes duke ripozicionuar nofullën e poshtme dhe duke ulur në këtë mënyrë zhurmën e gërhitjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.