DISA MËNYRA SE SI MUND TË MENAXHONI SHQETËSIMET DHE MENDIMET NEGATIVE

DISA MËNYRA SE SI MUND TË MENAXHONI SHQETËSIMET DHE MENDIMET NEGATIVE

Shqetësimet janë pjesë e jetës sonë dhe me kalimin e kohës ne kuptojmë se disa shqetësime janë shumë të vogla në krahasim se sfidat e jetës dhe është shumë e kotë të merremi me to. Shpesh shqetësohemi edhe për gjërat të cilat nuk na kanë ndodhur ende, për ato që kemi kaluar dhe nuk mund ti ndryshojmë. Të gjitha shqetësimet na sjellin ulje të moralit na e rrisin ndjenjën e frikës, cenojnë gëzimet që mund ti përjetojmë dhe është vështirë të kuptohet pse të gjitha këto na ndodhin. Ndërsa ju vetëm e thelloni veten.

Ka zgjidhje edhe se si mund të tejkaloni situatat shqetësuese.

Shikoni çdo situatë sfiduese si një mundësi për mësim

Kuptoni se shqetësimi nuk do të zgjidhë asgjë, ai vetëm do t’i komplikojë gjërat. Mendoni për disa probleme të vjetra, shumica prej tyre duken qesharake tani, apo jo? Kur lind një sfidë, në vend që të shqetësoheni, mendoni çfarë mund të mësoj dhe të zbatoj nga kjo situatë?

Ndryshoni rrjedhën e mendimeve negative në ato pozitive

Sapo të kuptoni se shqetësimet po ju “sulmojnë” përmes mendimeve negative, mbyllni sytë, merrni frymë thellë, numëroni ngadalë nga 5 në 1 dhe më pas imagjinoni papritur diçka të bukur dhe pozitive. Kur përqendroheni në gjërat e mira do të kuptoni se ka shumë më tepër në jetë që është e ndritshme dhe e denjë për vëmendjen tuaj.

Kufizoni ekspozimin ndaj ndikimeve negative

Kini kujdes çfarë informacioni përthithni, shmangni lajmet negative, njerëzit toksikë, thithësit e energjisë, mendimet negative. Kjo mund të sjellë vetëm zhgënjim, shqetësim dhe nervozizëm. Rrethojeni veten me njerëz pozitivë, lexoni disa faqe të bukura të një libri, dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, ka kaq shumë mënyra të mrekullueshme për të zgjuar anën pozitive tek vetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.