DISA NGA SHKAQET KRYESORE TË DHIMBJEVE GJATË CIKLIT MENSTRUAL

DISA NGA SHKAQET KRYESORE TË DHIMBJEVE GJATË CIKLIT MENSTRUAL

Nëse vuani shpesh nga dhimbjet e menstruacioneve kjo mund të jetë edhe për shkak të disa shqetësimeve të tjera shëndetësore. Pavarësisht se në çfarë moshe jeni, menstruacionet dhe gjakderdhja janë dukur gjithmonë të vështira për t’u përballuar. Ajo që e bën atë edhe më rraskapitës është dhimbja menstruale dhe ngërçet që vijnë së bashku.Healthshots tregon disa nga shkaqet kryesore që shkaktojnë dhimbjet menstruale.

Cili është shkaku i dhimbjeve menstruale?

Shkaku më i zakonshëm që vajzat e reja të përjetojnë dhimbje menstruale mund të jetë dismenorrea primare. Meqenëse trupi prodhon hormone që shkaktojnë kontraktimet e mitrës, së bashku me derdhjen e shtresës së mitrës gjatë ciklit dhimbja është normale të ndodhë. Kontraksionet e bëjnë trupin të ndihet i përzier duke çuar në intensitet të moderuar deri në të fortë të ngërçeve të barkut, dhimbje stomaku, dhimbje në këmbë, dhimbje shpine dhe dhimbje të trupit. Megjithatë, dismenorrea primare është një shkak shumë i zakonshëm dhe shpesh zvogëlohet me kalimin e moshës. Fillon disa ditë para ciklit tuaj dhe rrallë zgjat derisa të përfundojë ai.

Çfarë është dismenorrea dytësore?

Ekziston një arsye tjetër e fortë pas dhimbjes menstruale tek gratë e cila mund të jetë dismenorre dytësore. Ndryshe nga dismenorrea primare, kjo dhimbje nuk kufizohet vetëm disa ditë para menstruacioneve por mund të zgjasë gjatë gjithë ciklit me të njëjtin intensitet. Arsyeja pse një grua e përjeton atë mund të jetë një çrregullim ose infeksion që kërkon kujdes dhe vëmendje të menjëhershme. Dismenorrea dytësore jo vetëm që i bën ciklet të dhimbshme dhe të vështira por edhe të rënda në rrjedhën e saj.

Megjithatë, këto dy janë vetëm disa nga arsyet më të njohura të dhimbjes menstruale. Ashtu si çdo grua që është e ndryshme po ashtu edhe trupat e tyre dhe reagimi i tij ndaj trajtimit të dhimbjes është ndryshe.

Menstruacionet janë të natyrshme dhe po ashtu dhimbjet e menstruacioneve por zgjedhja për ta përjetuar atë dhimbje ose për të çliruar veten prej saj varet nga ju. Por në rast se filloni të përjetoni dhimbje të papritura pas një kohe përgjithësisht pa dhimbje ose të lehta, këshillohuni me një gjinekolog.

Pushoni, relaksohuni, konsumoni ushqim të mirë dhe kënaquni me disa praktika të shëndetshme që do të rregullojnë çekuilibrin tuaj hormonal dhe dhimbjet e menstruacioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.