DJERSITJA ËSHTË E PAKËNDHSHME POR E MIRË PËR SHËNDETIN

DJERSITJA ËSHTË E MIRË PËR SHËNDETIN

Në ditët me temperatura të larta është e pa shmangshme djersitja sidomos kur jemi në lëvizje. Por djersitja mund të ndodhë si shkak i faktorëve të ndryshëm si gjatë punës, ushtrimeve, vuajtjet nga ethet, moti të nxehtë dhe nervozizmit.

Ekspertët kanë zbuluar se ky funksion trupor në fakt ka një ndikim pozitiv në lëkurën dhe trupin tonë. Djersa parandalon temperaturën në trup, shkruan The Sun. Arsyeja kryesore që ne djersitemi është që rregullojmë temperaturën e trupit.

“Djersa ka një funksion të rëndësishëm për ftohjen efektive të trupit tonë,” thotë Melanie Palm një dermatologe e certifikuar nga bordi dhe themeluese e Art of Skin MD në San Diego.

Hulumtimet tregojnë se gjëndrat e djersës ndihmojnë lëkurën tonë të filtrojë toksinat nga trupi, si alkooli dhe produktet e mbeturinave, të cilat nga ana e tyre rritin sistemin tonë imunitar. Një studim tregoi se fanatikët e fitnesit kishin nivele më të ulëta të metaleve të rënda në trupin e tyre si merkuri ose plumbi. Në përqendrime të larta toksina të tilla mund të ulin nivelet e energjisë dhe të kenë efekte të dëmshme në organe. Qarkullimi efikas siguron që qelizat e lëkurës të ushqehen me lëndët ushqyese dhe oksigjenin që u nevojitet. Ekspertët thonë se djersitja ndikon edhe në humbjen e peshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.