EKSPERTË AMERIKAN REKOMANDOJNË MAMOGRAFI NGA MOSHA 40 VJEÇARE

EKSPERTË AMERIKAN REKOMANDOJNË MAMOGRAFI NGA MOSHA 40 VJEÇARE

Gratë duhet të fillojnë të bëjnë mamografi çdo vit që në moshën 40-vjeçare në vend se nga mosha 50-vjeçare, rekomandohet nga një projekt i realizuar nga një task forcë federale amerikane.

Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së, ka thënë prej kohësh që gratë mund të zgjedhin të fillojnë ekzaminimin e kancerit të gjirit në moshën 40 vjeçe, me një rekomandim më të fortë që ato të bëjnë ekzaminimet me rreze X çdo dy vjet nga mosha 50 deri në 74 vjeç, shkruan The Associated Press.

“Ky rekomandim i ri do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve dhe parandalimin e vdekjes së më shumë grave për shkak të kancerit të gjirit,” tha ish-kryetarja e grupit punues, Dr. Carol Mangione.

Task-forca vuri në dukje se gratë e zeza kanë 40% më shumë gjasa të vdesin nga kanceri i gjirit sesa gratë e bardha, duke e bërë mamografinë në moshën 40 vjeçare një hap veçanërisht të rëndësishëm.

Mes tjerash, task-forca gjithashtu vuri në dukje se gati gjysma e të gjitha grave kanë gjoks të dendur, që do të thotë se mamografia mund të mos funksionojë aq mirë, dhe bëri thirrje për më shumë kërkime nëse do të ndihmonin llojet shtesë të testimit.

Shoqata Amerikane e Kancerit thotë se gratë e moshës 45 deri në 54 vjeç duhet të bëjnë mamografi çdo vit – por mund të zgjedhin të fillojnë nga mosha 40 dhe më pas në 55, mund të zgjedhin të kalojnë në çdo vit tjetër.

Kolegji Amerikan i Radiologjisë rekomandon mamografi vjetore duke filluar nga 40 vjeç për gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit – por nxit që gratë e reja të vlerësohen për faktorët e rrezikut që kërkojnë shqyrtim edhe më të hershëm.

Ndërsa vdekjet nga kanceri kanë qenë në rënie prej vitesh, kanceri i gjirit mbetet vrasësi i dytë i gruas amerikane, pas kancerit të mushkërive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.