EPIDEMIA GLOBALE- SINDROMA “BURNOUT”

PUNA DHE SHËNDETI MENDOR

Puna është një kënaqësi në vete përmes së cilës përmbushim nevojat psikologjike por edhe ndjehemi fizikisht më aktiv me vetë faktin që bëjmë lëvizje në relacion punë-shtëpi shtëpi -punë. Por nga na tjetër puna na sjell mirëqenie familjare duke na siguruar të ardhura për jetë më cilësore. Përkundër lodhjes fizike ne përsëri ndjejmë energji të mjaftueshme për të përfunduar edhe obligimet në shtëpi pas orarit të punës. Pjesa e fundit e obligimeve shtëpiake tek gratë është shumë më shumë e theksuar duke marrë parasysh vetë natyrën e gruas e cila mbi supe mban përgjegjësitë më të mëdha brenda shtëpisë dhe kujdeset për të gjithë, kryesisht. Prandaj edhe vetë fakti për një grua e cila punon tregon se është shumë më e vështirë të arrish të mbash balancë në dy anë, atë familjare dhe profesionale, suksese konstante dhe përkushtim maksimal. Sado që ne të gjitha mundohemi të jemi nëna dhe bashkëshorte të mira nga ana tjetër dëshirojmë të tregojmë suksese duke luftuar për më të mirën në aspekt profesional. Kjo na sjell deri te lodhjet kronike të cilat më pas mund të evoluojnë në pasoja më të rënda e deri te sulmet psikologjike (nëse nuk identifikohen fizike) në trurin tonë.

Varësisht nga obligimet dhe detyrat ditore të cilat ia parashtrojmë vetes duke mos anashkaluar edhe planet më afatgjate për karrierë, gratë në përqindje më të madhe janë më të ngarkuara në aspekt psikologjik dhe duhet më shumë të fokusohen në ruajtjen apo kujdesin ndaj shëndetit të tyre mendor. Vetë nga natyra gratë janë më të buta emotivisht, janë si natyrë shumë më e brishtë dhe ngarkesa e tepërt në periudha të caktuara mund të ju shkaktojë disbalanc në shëndetin mendor. Ky disbalanc, apo gjendje nëpër të cilën kalojnë shumë njerëz e cila shkaktohet nga stresi në punë dhe krijon gjendje lodhjeje fizike, emocionale ose mendore konstante, duke ndikuar dukshëm në vetëbesimin tonë ndryshe quhet dhe Sindroma e “burnout”. Në këtë rast, një nga karakteristikat qenësore është humbja graduale e interesit për punën, ndjenja e përgjegjshmërisë, duke çuar deri te ankthi e më pas mund të na shtyjë drejt depresioneve të thella, ndërsa më të rrezikuara janë gratë.

Reagimet e shpejta, me konsultime profesionale ndikojnë dukshëm në zbutjen e pasojave të cilat mund ti shkaktojë kjo gjendje. Në këtë drejtim ju sjellim edhe këshilla profesionale të cilat i rekomandon psikologja Naile Elezi njëherit edhe themeluese e qendrës NLP (neuro linguistic programe) e cila në fokus ka psikologjinë e punës dhe ballafaqimin me sfidat në këtë drejtim.

Cilat janë shenjat e para që paraqesin personat e prekur nga kjo sindromë?

Naile Elezi: Burnout apo “djegia në punë” zhvillohet gradualisht, në mënyrë konstante dhe zakonisht karakterizohet me tri gjendje specifike psikologjike:

E para është rraskapitja emocionale apo të jep ndjenjën sikur të jesh i shtrydhur dhe pamundësia për të marrë fuqi për ditën e ardhshme të punës;

Në fazën fillestare paraqiten një varg i reagimeve psikologjike dhe fiziologjike, siç janë: nervozizëm i vazhdueshëm, anksiozteti, problem me gjumin, tensionin, harresa, probleme të tretjes etj.

Pastaj, vjen deri tek depersonalizmi apo shmangja e kontakteve, tërheqja në vete, distancë psikologjike  ndaj kolegëve, izolim apo edhe padurim, gjendja e acaruar me të tjerët etj.

Dhe në fund vjen deri tek humbja e qëllimeve, ndjenja e paaftësisë dhe mossuksesit personal si dhe ulje e vetëbesimit.

Cilat janë metodat me të cilat punoni për kurimin në një formë të kësaj gjendjeje?

Naile Elezi: Më e rëndësishme është qe personi ta vetëdijesojë gjendjen në të cilën është, ta pranojë se ekziston problemi dhe pastaj të ndërmerr veprime të caktuara ne drejtim të eliminimit të gjendjes dhe duke përvetësuar  teknika për menaxhim me stresin. Gjendja “Burnout” ka reperkusione të mëdha si për vetë individin por gjithashtu edhe për institucionin apo kompaninë në të cilën punon personi. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se kostoja për punëdhënësit janë të mëdha  dhe vijnë si rezultat i abstenimit në punë, pushime mjekësore si dhe jo efikasiteti dhe produktiviteti i ulët në punë. Andaj , shumë me rëndësi është që të punohet ne preventivë që mos të vije deri tek ajo. Por nëse paraqitet kërkon tretman të veçantë.

Sa kanë rezultat aplikimi i metodave në bazë të statistikave në nivel global?

Naile Elezi: Të gjitha teknikat apo metodat e lartpërmendura janë metoda që ka një sërë vërtetime shkencore për efikasitetin e tyre në mënjanim të stresit dhe përmirësim të shëndetit psiko-fizik të individëve që njëkohësisht reflektohet si në rritjen e kualitetit të jetës personale por edhe të rritjes së produktivitetit në punë.

Sa aplikohen tek ne këto metoda? Sa janë të njoftuar qytetarët në vend për një program të tillë?

Naile Elezi: Bëhët fjalë per metoda më bashkëkohore të themeluara ne shkencë, që tek neve janë aplikuar shumë pak ose aspak dhe normalisht që kërkon një sensibilizim dhe informim më të gjerë. Qendra Brain Tree” është risi në Maqedoninë e Veriut si dhe në rajon pasi që është e specializuar si për punë me individë ashtu edhe me kompanitë dhe institucione.

Sa i takon temës përkatëse ne kemi programe më bashkëkohore të akredituara në nivlel ndërkombëtar,  siç janë:

  • “Mindfulness”- kompanitë që praktikojnë Mindfulness si një strategji menaxhimi janë me një numër të konsiderueshëm por në 4 kompanitë më prestigjioze përfshihen: Goldman Sachs, Google, Chanje dhe Intel.
  • Treningu Autogjen sipas Dr. Schultzit
  • Work Health Balance
  • Coaching etj

 

Organizatat botërore të shëndetësisë kanë filluar ta njohin tanimë sindromën “Burnout” si një epidemi globale dhe nga Janari i vitit 2022 stërlodhja nga puna ose lodhja shkaku i stresit kronik edhe zyrtarisht do të konsiderohet si sëmundje.

GAZETARE: N.K.

Leave a Reply

Your email address will not be published.