ERËZA E ARTË E CILA KRAHAS HUMBJES NË PESHË JU PËRFORCON IMUNITETIN

ERËZA E ARTË E CILA KRAHAS HUMBJES NË PESHË JU PËRFORCON IMUNITETIN

Shafrani i Indisë është një erëz e fuqishme indiane që përveç përgatitjes së ushqimeve të shijshme përdoret edhe për të forcuar imunitetin dhe për të përmirësuar shëndetin. Me shekuj është përdorur si një ilaç natyral, ka veti të fuqishme antiseptike dhe anti-inflamatore si dhe konsiderohet si një antioksidant i fortë. Kurkuma gjithashtu lufton me sukses radikalet e lira që mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

Ka mënyra të ndryshme sesi mund ta përdorni shafranin e Indisë në shërbim të shëndetit, ta kombinoni me mjaltë, të përgatisni me qumësht ose çaj të artë. Megjithatë, rekomandohet veçanërisht një pije. Është një kombinim i shafranit të Indisë dhe ujit me limon. Kjo pije shëruese do të rinovojë trupin tuaj dhe do t’ju japë energji. Nëse shtoni disa pika lëng limoni dhe një majë shafran të Indisë në një gotë me ujë çdo mëngjes, do të merrni një eliksir që rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe zvogëlon rrezikun e proceseve inflamatore në trup.

Limoni është i shkëlqyeshëm për detoksifikimin e trupit dhe është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe këtu janë përfitimet e kësaj përzierje uji me limon dhe shafran i Indisë:

  • nxit humbjen e peshës dhe detoksifikimin e trupit;
  • ndihmon në zbërthimin e yndyrave;
  • parandalon sheqerin e lartë në gjak;
  • stimulon prodhimin e tëmthit në fshikëzën e tëmthit si dhe përbërës të tjerë që nxisin tretjen e duhur;
  • rrit nivelin e energjisë;
  • përmirëson funksionin e mëlçisë dhe i lejon trupit të zbërthejë toksinat nga dieta;
  • forcon imunitetin dhe zvogëlon rrezikun e ftohjes dhe gripit;

Receta për ujë me shafran të Indisë dhe limon:

– lëngu i shtrydhur i gjysmë limonit

– 1/4 lugë çaji shafran i indisë

– 1/2 lugë çaji mjaltë

– 300 ml. ujë të ngrohtë

– shkop kanelle (opsionale)

Mënyra e përgatitjes: Në ujë të nxehtë shtoni shafranin e Indisë, lëngun e limonit, mjaltin dhe përzieni. Gjatë kohës që pini pijen, përzieni në mënyrë që shafrani i të mos bjerë deri në fund. Pija pihet në mëngjes derisa është e nxehtë. Nuk rekomandohet për njerëzit që kanë probleme me stomakun si ulçera ose gastrit. Para se të përdorni pijen, konsultohuni me një mjek.

Leave a Reply

Your email address will not be published.