FASULJA USHQIMI QË UL RREZIKUN E SËMUNDJEVE TË ZEMRËS, DIABETIT E GODITJES NË TRU

FASULJA USHQIMI QË UL RREZIKUN E SËMUNDJEVE TË ZEMRËS, DIABETIT E GODITJES NË TRU

Fasulja është plot me fibra, proteina dhe lëndë ushqyese thelbësore si acidi folik, kaliumi, zinku dhe magnezi. Nutricionisti Alex Glover shpjegon të mirat shëndetësore që sjell fasulja. Sipas tij fibrat që i posedon fasulja janë thelbësore për funksionimin e metabolizmit të cilat reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Një dietë e mbushur me fibra ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit madje edhe goditjes në tru, sëmundjet të cilat mund të shkurtojnë jetëgjatësinë. Përveç kësaj, siç shpjegon Glover, fibra është një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e diversitetit të mikrobiomës së zorrëve. Fibrat që përmban fasulja ndihmojnë edhe në uljen e nivelit të glukozës në gjak dhe në uljen e kolesterolit të keq. Nutricionisti Glover zbulon se fasulet na ngopin shumë shpejt falë një sasie të madhe fibrash dhe proteinash, kështu që mund të na pengojë të ndjehemi të uritur dhe të hamë më shumë. Kjo ndikon në humbjen e peshës. Një tavë me fasule përmban 18 g proteina mbresëlënëse.

Nutricionisti Alex Glover shpjegon se njerëzit zakonisht kanë nevojë për rreth 0.8 g proteina për kilogram të peshës trupore, kështu që për një person 60 kg, kjo do të ishte 48 g proteina.

Një nga shumë minerale që përmban fasulja është zinku. Ky mineral është thelbësor për sistemin tonë imunitar sepse ndikon në mënyrën se si reagojnë qelizat tona ndaj infeksioneve dhe mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të inflamacionit.

Gratë kanë nevojë për 7 miligramë (mg) zink në ditë, ndërsa meshkujt për 9.5 mg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.