FËMIJËT NUK DUHET TË SHMANGIN MËNGJESIN, PASI KJO MUND TI ÇOJË NË HIPOGLICEMI

FËMIJËT NUK DUHET TA SHMANGIN MËNGJESIN, PASI KJO MUND TI ÇOJË NË HIPOGLICEMI

Për një fillim të mbarë të ditës duhet të siguroni energji të mjaftueshme, që do të thotë se nuk duhet të anashkaloni kurrë mëngjesin. Shmangia e mëngjesit është një nga zakonet më të këqija, veçanërisht për fëmijët e moshës shkollore. Vonesa e mëngjesit mund të çojë në hipoglicemi, gjegjësisht rënie të sheqerit.

Ekspertët theksojnë se hipoglicemia shpesh shfaqet tek fëmijët e moshës shkollore si pasojë e mungesës së mëngjesit. Sipas tyre vajzat duan të humbin peshë ndaj anashkalojnë vaktin më të rëndësishëm por kjo nuk është aspak një mënyrë për të zgjidhur problemin. Kur fëmijët nuk hanë mëngjes, nuk kanë sheqer të mjaftueshëm dhe nuk përqendrohen në klasë.

Shumë studime në Evropë dhe SHBA kanë treguar se fëmijët që anashkalojnë vaktin e mëngjesit kanë rezultate më të këqija në teste sesa ata që hanë mëngjes. Për një mëngjes cilësor zgjidhni drithërat me qumësht, fruta, kos dhe pasta integrale./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.