FRYERJA E BARKUT MË E SHPESHTË TE GRATË POR AJO NDONJËHERË VJEN SI PASOJË E PROBLEMEVE TJERA

FRYERJA E BARKUT MË E SHPESHTË TE GRATË POR AJO NDONJËHERË VJEN SI PASOJË E PROBLEMEVE TJERA

Fryrja e barkut zakonisht largohet vetvetiu nëse shkaktohet nga një vakt me ushqim të rëndë ose ushqim që nuk është i mirë për organizmin tuaj. Fryrja e barkut është një çrregullim që po prek gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht pas ushqimit. Kur gjithçka është mirë, shqetësimi i fryrjes zakonisht largohet vetë, pa asnjë vështirësi. Por kur fryrja është rezultat i një ndërlikimi shëndetësor, mund të jetë një shenjë se duhet të shqetësoheni, thonë ekspertët.

Fryerja shkakton zakonisht rritje të pjesës së masës së barkut të shoqëruar me një ndjenjë shqetësimi. Ndoshta do të keni më shumë gazra ose do të dëgjoni dhe ndjeni punën e zorrëve.

“Është krejtësisht normale të kesh fryrje herë pas here”, tha Sammy Gill, një gastroenterolog dhe dietolog, duke shtuar se gratë kanë më shumë gjasa të ndihen të fryra gjatë menstruacioneve si pasojë e hormoneve të aktivizuara.

Shkaku më i zakonshëm i fryrjes është një sasi e madhe gazi në zorrë por mund të jetë edhe sasia e ushqimit dhe lëngjeve në zorrë ose për shkak të kapsllëkut. Disa ushqime gjithashtu mund të shkaktojnë fryrje por ka disa raste kur fryerja e barkut duhet të jetë shkak për shqetësim. Ka katër shenja që Sammy i përmendi si arsye për të vizituar mjekun.

Fryrja e barkut mund të jetë shenjë e problemeve shëndetësore. Intoleranca ushqimore ose sindroma e zorrës së irrituar mund të jetë arsyeja pse ndiheni të fryrë. Të dyja këto gjendje shëndetësore vijnë me simptoma të tilla si kapsllëk ose diarre.

– Kur fryrja shoqërohet me dhimbje, zakone të ndryshuara të tualetit, kur shfaqet gjak në jashtëqitje dhe humbje peshe pa dashje mund të jetë sinjal i keqfunksionimit të zorrëve.

– Gratë vuajnë më shumë nga fryrja se sa burrat dhe ato duhet të jenë veçanërisht të shqetësuara sepse fryrja ndonjëherë mund të jetë shenjë e kancerit të vezoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.