GJAKDERDHJE E SHTUAR GJATË CIKLIT MENSTRUAL-SHKAK VAKSINAT KUNDËR VIRUSIT KORONA

 

GJAKDERDHJE E SHTUAR GJATË CIKLIT MENSTRUAL-SHKAK VAKSINAT KUNDËR VIRUSIT KORONA

Këshilli i sigurisë i Agjencisë Evropiane të Barnave EMA, theksuan se po shqyrton ndërlidhjen e komplikimeve të gjakderdhjes së shtuar gjatë ciklit menstrual dhe mungesën e ciklit menstrual te gratë që kanë pranuar vaksina kundër virusit korona të Pfizer (PFE.N) / BioNTech (22UAy.DE) dhe Moderna (МРНа.О). Vlerësimi u bazua në raportet e çrregullimeve menstruale pas marrjes së njërës prej dy vaksinave, të dyja të bazuara në teknologjinë e transmetuesit të ARN-së dhe është ende e paqartë nëse ka lidhje shkak-pasojë, thonë nga agjencia, raporton Reuters.

Çrregullimet menstruale mund të ndodhin për shkak të një sërë faktorësh themelore mjekësore, por padyshim edhe nga stresi dhe lodhja, theksojnë nga EMA, duke shtuar se raste të çrregullimeve të tilla janë raportuar pas infeksionit me KOVID-19.

Sipas një studimi të fundit të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, i cili mblodhi të dhëna nga gati 4000 përdorues të një aplikacioni smartphone që monitoron ciklet menstruale, vaksina KOVID-19 ishte e lidhur me një ndryshim të vogël dhe të përkohshëm në kohëzgjatjen e ciklit menstrual. Por në dhjetor nga agjencia EMA thanë se nuk kishin krijuar një lidhje midis ndryshimeve të ciklit menstrual dhe vaksinave Covid-19 edhe pas një studimi në Norvegji i cili rezultoi se disa gra kishin periudha më të vështira të ciklit pasi u vaksinuan.

Pas shqyrtimit të provave në dispozicion, Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës (PRAC) i EMA-s tha se kishte vendosur të kërkonte një vlerësim të të gjitha të dhënave të disponueshme, duke përfshirë raportet e pacientëve dhe kujdesit shëndetësor, provat klinike dhe literaturën e botuar.

Në këtë raport nga EMA theksuan se nuk janë gjetur prova që sugjeronin se vaksinat kundër Kovid-19 ndikuan në fertilitet./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.