GJATË STINËS SË VERËS DUHET KUJDES I SHTUAR PËR DHËMBËT

GJATË STINËS SË VERËS DUHET KUJDES I SHTUAR PËR DHËMBËT

Vera është një periudhë që kërkon vëmendje të shtuar edhe në shëndetin oral sepse nga njëra anë klima e ngrohtë lehtëson përhapjen e baktereve në gojë, nga ana tjetër, ndryshimi në zakonet e të ngrënit rrezikon mirëqenien e dhëmbëve te fëmijët. Parandalimi mbetet një armë shumë e rëndësishme!

Klima e nxehtë dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë pushimeve çojnë në një konsum më të madh të ushqimeve, akullores dhe pijeve me sheqer të cilat rrisin “sulmin me acid” në smaltin e dhëmbëve. Dhe jo vetëm kaq. Duke qenë më larg shtëpisë roli i rëndësishëm i higjienës dentare është lënë pas dore duke neglizhuar larjen e dhëmbëve. Këto janë aspekte që rrisin veprimin eroziv të acideve dhe rrisin rrezikun e humbjes së smaltit, gërryerjes të dhëmbëve dhe shfaqjes së kariesit, një rrezik që prek të gjitha moshat. Gërryerja e dhëmbëve prek rreth 40% të popullsisë ndërsa kariesi i dhëmbëve është edhe sot një nga problemet kryesore shëndetësore i cili prek 60 deri në 90% të fëmijëve të moshës shkollore. Parandalimi i problemeve me smaltin është i mundur edhe për fëmijët që kanë pajisje ortodontike fikse ose të lëvizshme.

Dr. Gianvito Chiarello, president i Unionit Unitar të Specialiteteve Ortodontike, shpjegon se shfaqja e pllakës bakteriale në sipërfaqet e dhëmbëve mund të favorizohet nga prania e aparateve, veçanërisht atyre fikse prandaj është thelbësore që të monitorohet nga afër integriteti i smaltit për të shmangur sulmet pasuese në indet e forta, duke shmangur problemet estetike dhe shëndetësore.

Së pari, është mirë të pastroni dhëmbët në mënyrë korrekte: t’i lani ato pas çdo vakti por edhe pasi të keni pirë një pije të gazuar ose me sheqer. Mos harroni t’i lani gjithmonë në mbrëmje para se të flini, zgjidhni me kujdes një furçë dhe një pastë dhëmbësh të përshtatshme për kushtet e gojës tuaj. Është gjithashtu shumë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të veçantë lëvizjeve të furçës: nga lart dhe poshtë, duke mbajtur një kënd prej 45 ° për t’u afruar me pllakat dhe për t’u pastruar plotësisht. Lëvizja rrotulluese, nga ana tjetër, është e dobishme për heqjen e mbetjeve të ushqimit nga zona pranë mishrave të dhëmbëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.