GJERMANIA PARALAJMËRON NJË VARIANT TË RI PO AQ VDEKJEPRURËS SA DELTA

GJERMANIA PARALAJMËRON NJË VARIANT TË RI PO AQ VDEKJEPRURËS SA DELTA

Numri i infektimeve me virusin korona në Maqedoninë e Veriut por edhe në përgjithësi në Evropë po shënon rënie. Por Ministri federal i Shëndetësisë në Gjermani Karl Lauterbach paralajmëron për mutacione të reja tejet të rrezikshme. Ai për gazetën “Bild am Sonntag” tha se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të virusit korona.

Sipas tij “varianti omikron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta. Dhe ky do të ishte një variant “killer” absolut.”

Lauterbach tha se intervalet në të cilat variantet e reja zëvendësojnë të vjetrat po bëhen gjithnjë e më të shkurtra duke shtuar se Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga variantet omikron. Ndërkohë në shtatë ditët e fundit numri i infektimeve me virusin korona në Gjermani ka vijuar të bjerë. Instituti Robert Koch  njoftoi se javën që lamë pas ka pasur 834.3 infeksione të reja për 100,000 banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.