GRATË SA MË SHUMË PO E HUMBIN CIKLIN MENSTRUAL. SHKAK DIETAT E KUFIZUARA DHE USHTRIMET E TEPRUARA

GRATË JANË DUKE HUMBUR PERIUDHAT E CIKLIT MENSTRUAL PËR SHKAK TË DIETAVE TË KUFIZUARA DHE USHTRIMEVE TË TEPËRTA

Numri në rritje I grave të cilat po humbin ciklin e tyre mujor (menstrual), është pa siqë ato janë duke ndjekur trendet e mediave sociale për dieta të kufizuara dhe stërvitjeve të tepruara theksojnë nga Organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar për çrregullimet e të ngrënit “Beat”. Drejtuesit e Organizatës dhe nutricionistët kanë ngritur alarmin për rritjen e amenorresë hipotalamike, një gjendje ku trupi hyn në modalitetin e mbijetesës për shkak të furnizimit të ulët me energji, I cili ka shkaktuar ndërprerjen e menstruacioneve. Ky është një çrregullim i kthyeshëm, i shkaktuar nga stresi i cili lidhet me humbjen e peshës, ushtrimet e tepërta dhe traumat, shkruan The Guardian.

Martha Williams, koordinatore e këshillit të klinikës në organizatën Beat,  tha se gjendja po bëhej më e përhapur dhe shpesh shihej te njerëzit që nuk ishin nën peshë dhe nuk kishin një indeks të ulët të masës trupore.

“Nuk ka statistika të sakta për këtë çështje, por shumica e grave që i shohim kanë humbur periudhat e menstruacioneve dhe disa nga këto gra realisht nuk janë nën peshë. Disa kanë peshë të shëndetshme, por kanë ushqim të kufizuar”, tha Williams.

Gratë shpesh ishin konsultuar me mjekun e tyre të familjes kur kishin ndërprerje të menstruacioneve, por Williams tha se shumë mjekë të përgjithshëm nuk kishin trajnimin e duhur për të identifikuar shkakun kryesor dhe u kanë përshkruar pilula kontraceptive për të rifilluar menstruacionet. Ajo shtoi se rrjetet sociale mund të jenë një “problem” sepse gratë shpërndajnë foto të përpunuara të trupave të tyre, duke krijuar pritshmëri joreale se si duhet të duken ato. Williams tha që ndikuesit e fitnesit (fitness influencers) duhet t’u tregojnë ndjekësve të tyre se çfarë hanë brenda ditës, duke përfshirë edhe sa kalori, gjë që do ti ndihmonte ato me çrregullimet në ushqim.

Gratë kanë rritur ndërgjegjësimin në Instagram për implikimet e ushtrimeve të tepërta dhe të ashtuquajturit ushqim i pastër – një koncept diete kufizuese ku një person shmang ushqimet e rafinuara dhe të përpunuara.

Chloe Hodgkinson, duke u bazuar në përvojat e saj ndihmon vajzat me çrregullime në ushqim, amenorre dhe menstruacione. Kur ajo kishte ndërprerë pilulat kontraceptive, menstruacionet nuk iu kthyen dhe mjekët thanë se ishte normale që periudhat të vonoheshin. Kjo edhe pse Hodgkinson mendonte se kishte të bënte me faktin që ajo po hante pak sepse indeksi i masës trupore të saj nuk ishte i ulët. Por mjekët nuk e morën seriozisht. Ajo shkoi te një dietologe e cila i tha se kishte estrogjen të ulët, pas së cilës ndryshoi mënyrën e ushtrimeve dhe të ushqyerit dhe menstruacionet iu rikthyen./ Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.