GRATË RREZIKOHEN MË SHUMË NGA ANEMIA

Mungesa e hekurit është problemi shëndetësor më i zakonshëm. Sipas World Health Organization më shumë se 30% e popullsisë në botë vuajnë nga anemia apo mungesa e hekurit në gjak. Femrat, të porsalindurit, vegjetarianët, dhuruesit e gjakut janë më të rrezikuarit ndaj kësaj sëmundjeje. Ajo që ka rëndësi është të njihni shenjat paralajmëruese të mungesës së gjakut pasi që përkeqësimi i saj çon në sëmundje të zemrës. Humbja e vazhdueshme e gjakut është shkaku kryesor i shfaqjes së anemisë dhe marrja e ushqimit të pasur me hekur mund të ndihmojë parandalimin dhe trajtimin e niveleve të ulta të hekurit në gjak.

Shenja të anemisë si pasojë e mungesës së hekurit mund të jenë:

Vështirësi në frymëmarrje apo frymëmarrje të shkurtra;

Dhimbje muskujsh, dobësi, lodhje;

Mungesë përqendrimi;

Urinë me ngjyrë të kuqe ose rozë;

Thonj të dobët që thyhen lehtë, thonj në formë luge;

Ngjyrë e zbehtë e lëkurës;

Prirje më e lartë për t’u prekur nga çfarëdolloj infeksioni;

Ndjeshmëri shumë e lartë ndaj të ftohtit dhe kapsllëk.

Sido që të jetë anemia juaj, e lehtë apo e rënde, gjithsesi kërkohet një ndryshim në ushqimin tuaj. Kjo do të thotë që ju duhet të rrisni sasinë e hekurit që merrni nga ushqimi dhe gjithashtu sasinë e acidit folik dhe vitaminës C.

Njerëzit që kane mungesë hekuri duhet të rrisin konsumin e mishit të kuq si dhe të mëlçive të viçit (të rritur në mënyre natyrale!) Kjo për arsye se hekuri i mishit është shumë më absorbues sesa ai i frutave dhe zarzavateve./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.