ILAÇET E RREME NJË KËRCËNIM I RREZIKSHËM

ILAÇET E RREME NJË KËRCËNIM I RREZIKSHËM

Termi “ilaç i falsifikuar” i referohet ilaçeve që janë të falsifikuara ose të etiketuara me qëllim për mashtrim.

Të quajtura edhe barna nën standarde, ato nuk do të kishin arritur të kalonin matjet dhe standardet e cilësisë së miratuara nga autoritetet rregullatore të mjekësisë, shkruan Medical Xpress.

Megjithatë, nuk duhet të ngatërrohen me ilaçet gjenerike – ato janë më të lira, por megjithatë të provuara shkencërisht se janë versione të sigurta dhe efikase të ilaçeve të patentuara.

Falsifikimet më të zakonshme priren të jenë ilaçet më të njohura: qetësues kundër dhimbjeve, antibiotikë për trajtimin e infeksionit, anti-malarialë, anti-retroviralë, stimulues seksualë ose ilaçe për humbje peshe.

Ilaçet e falsifikuara janë një problem i madh në shumë vende afrikane.

Hulumtimet kanë treguar se shumë vende në zhvillim kanë një prevalencë të lartë të barnave nën standarde.

Për shembull, deri në 88.4% e antimalarialëve në disa tregje afrikane janë raportuar si të rreme.

Përdorimi i ilaçeve joefektive shkakton midis 64,000 dhe 158,000 vdekje nga malaria çdo vit në Afrikën Sub-Sahariane.

T’u japësh njerëzve ilaçe që nuk funksionojnë ose nuk janë bërë siç duhet është padyshim e rrezikshme.

Mbi 250,000 fëmijë në mbarë botën vdesin nga këto ilaçe çdo vit.

Vetëm në vitin e kaluar më shumë se 300 fëmijë vdiqën pasi kishin përdorur shurupe të falsifikuara për kollën dhe dhimbjen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.