INTROVERTIZMI

Kur dëgjojmë fjalën introvert, menjëherë mendojmë  për dikë që është i turpshëm ose i qetë dhe preferon të jetë vetëm. Përderisa kjo mund të jetë e vërtetë për disa introvertë, ka edhe shumëçka për të ditur rreth këtij lloj personaliteti. Introvertizmi  është një ndër tiparet e teorive të personalitetit njerëzor I sjellë  në psikologji nga Carl Jung, I cili shpjegon gjendjen e të qenurit kryesisht të interesuar për reflektimin e brendshëm të një personi përball vetes, dhe aktiviteteve të cilat nuk përfshijnë numër të madh të njerëzve. Por, psikologjia moderne ka hulumtuar dhe ka nxjerrë edhe teori të tjera të introvertizmit, ku pjesa më e madhe  I përshtaten atyre të Jung, mirëpo pjesa tjetër, kap më shumë dimensione të të qenurit introvert, veçanërisht në një botë ekstroverte. Nëse një ekstrovert merr energjinë duke qenë I rrethuar në mesin e shumë njerëzve, të flasë për tema të përgjithshme apo të jetë I shpërndarë gjithandej, introverti merr energjinë në plotësisht forma të  kundërta. T’i mësojmë bashkë!

Koha e kaluar vetë sjell rimbushje shpirtërore tek një introvert. Dhe kjo kohë në të shumtën e rasteve kalohet në meditim, duke lexuar apo shikuar film, dhe padyshim, duke shijuar pijen e preferuar. Por, introvertët njihen edhe si ëndërrimtar të mëdhenj, andaj nëse I shihni të shtrirë e të ç’kycur me orë të tëra, ta keni parasysh se janë thelluar në mendime kreative dhe ëndrra me sy hapur. Introvertët njëjtë furnizohen me energji thjesht duke dëgjuar muzikën e tyre të preferuar.

Bisedat e thella dhe shumëdimensionale me njerëzit e tyre të çmuar. Introvertët njihen për njerëz me rreth të vogël të shoqërisë që mund të komunikojnë lirshëm, dhe kjo nuk I bën aspak të pasjellshëm, apo të egër. Thjeshtë, konektimi I tyre interpersonal (ndërpersonal) ndodh në formë shpirtërore dhe nëse nuk e gjejnë atë tek një person, nuk mund të vazhdojnë biseda të thjeshta apo të vogla të tipit të përditshëm. Andaj, bisedat e thella me njerëzit që gjejnë konektim shpirtërorë, mund të zgjasin me orë dhe kryesisht përfshijnë tema të përbashkëta si ëndrrat e tyre, perceptimet ndaj jetës në përgjithësi, filma, libra, dhe pyetja “PSE” është shumë e shpeshtë në këto biseda, pasi që stimulon vetë njohjen dhe të menduarit më hollësishëm të gjërave.

Privatësia! Introvertët e kanë shumë të rëndësishme privatësinë e tyre dhe e gjejnë të vështirë ndarjen e po të njëjtës me gjithkënd. Nuk mund ta shihni një introvert duke postuar në rrjete sociale për gjëra të përditshme të stilit ku darkojnë, me kënd po  pinë kafenë e mëngjesit, apo me çfarë janë gëzuar e hidhëruar sot, e aq më pak, t’i bisedojnë sy me sy këto gjëra me kolegë apo miq. Nëse një introvert vendos të ju tregojë diçka për jetën apo përditshmërinë e tyre, jeni shumë I rëndësishëm te ai/ajo!

Të punuarit nga shtëpia! Besoni apo jo, por nëse pandemia ka ndikuar pozitivisht te ndokush, janë pikërisht introvertët. Mbyllja e kafeneve, qendrave tregtarë, kinemave dhe socializimi në përgjithësi, ka bërë që introvertët në njëfarë forme mos të ndihen vetëm në një rrugëtim të cilin mbase ata e përjetojnë çdo ditë, por për herë të parë me gjithë botën. Pandemia bëri të pamundshme edhe shkuarjen fizike në punë, duke vazhduar të njëjtën online, dhe kjo ishte një ide e përqafuar më së shumti nga introvertët. Duke marrë parasysh karakterin e tyre antisocial apo dhe dëshirën për të punuar solo, introvertët thjeshtë kanë ndjerë kënaqësinë e tyre e të punuarit nga shtëpia, dhe e kanë shijuar tej mase!

Ecjet e gjata vetëm, dhe vlerësimin mbi gjërat që na rrethojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.