JA ÇFARË THONË TRE STUDIME PËR DOZËN E TRETË TË VAKSINËS ANTI KOVID

JA ÇFARË THONË TRE STUDIME PËR DOZËN E TRETË TË VAKSINËS ANTI KOVID

Dozat përforcuese rrisin mbrojtjen kundër varianteve Delta dhe Omicron. Këtë e thonë tre studime që vlerësuan numrin e rasteve, shtrimet në spital dhe vdekshmërinë tek mijëra pacientë në Shtetet e Bashkuara, shkruan The Wall Street Journal. Dozat e tretë e vaksinave Pfizer / BioNTech dhe Moderna rezultoi 90% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital te të infektuarit me  Delta dhe Omicron. Megjithatë shumë spitale janë ende nën presion  për shkak të numrit të madh të pacientëve të infektuar me Omicron. OBSH nuk e ka mbështetur përdorimin e dozave përforcuese me përjashtim të grupeve të rrezikuara, si të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike. Rreth Sipas të dhënave të Bloomberg për vaksinat, 63% e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht, ndërsa vetëm 24% kanë marrë dozën përforcuese. Shifra në Gjermani është 49% dhe në Mbretërinë e Bashkuar 55%.

Studimi i parë

Një studim i  botuar në raportin javor të CDC-së mbi rrezikun e sëmundjes dhe vdekshmërisë, ka analizuar më shumë se 300,000 pacientë në urgjencat spitalore dhe klinikat e kujdesit urgjent për sëmundjet e lidhura me Covid. Përveç kësaj u analizuan nivelet e spitaleve në dhjetë shtete midis gushtit dhe janarit.

Sipas studimit, dozat përforcuese reduktuan shtrimet në spital me 94% gjatë periudhës së dominuar nga Delta dhe me 90% pas shfaqjes së Omicron.

Studimi i dytë

Në një studim tjetër të publikuar nga CDC, ata që nuk ishin vaksinuar kishin 53 herë më shumë gjasa të vdisnin nga Covid në tetor dhe nëntor në krahasim me ata që ishin vaksinuar dhe morën dozën përforcuese. Në periudhën e përhapjes së Omicron, rreziku për të pavaksinuarit ishte vetëm 13 herë më i lartë, duke treguar aftësinë e Omicron për t’iu shmangur mbrojtjes nga vaksinat.

Studimi i tretë

Efektiviteti i dozave përforcuese u vërtetua edhe më shumë nga një studim i tretë, i cili zbuloi se dozat përforcuese ofronin mbrojtje të konsiderueshme kundër rasteve simptomatike si nga Delta ashtu edhe nga Omicron.

Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore JAMA, njerëzit që morën dozën e tretë kishin më pak gjasa të shtroheshin në spital sesa ata që morën vetëm dy doza ose nuk ishin as të vaksinuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.