KËRCITJA E DHËMBËVE NË GJUMË VJEN NGA STRESI

KËRCITJA E DHËMBËVE NË GJUMË VJEN NGA STRESI

Kërcitja e dhëmbëve ose bruksizmi mund të ndodhë për shkak të stresit dhe ankthit.

Shanset që të keni kërcëllimë dhëmbësh gjatë natës janë më të larta nëse jeni duhanpirës, konsumoni alkool ose pini shumë kafe. Por kërcitja e dhëmbëve lidhet kryesisht me stresin. Stresi mund të shkaktojë shqetësim dhe mendim të vazhdueshëm, gjë që mund të ndikojë në trup dhe të shkaktojë kërcëllimë dhëmbësh gjatë gjumit, ka deklaruar dentistja Payal Bala.

Sipas saj, kërcitja e dhëmbëve gjatë natës mund të ndikojë negativisht në shëndetin e përgjithshëm. Kërcitja e zgjatur e dhëmbëve mund të konsumojë smaltin në dhëmb dhe sipërfaqen e dhëmbit, gjë që mund të çojë në rritjen e ndjeshmërisë dhe dëmtimit të dhëmbëve , shpjegon Payal.

Për të parandaluar këtë fenomen, duhet të provoni që të ushtroni mbi relaksimin e muskujve, të cilat janë të dobishme për të parandaluar kërcitjen e dhëmbëve. Studimet kanë gjetur se kërcitja e dhëmbëve mund të lidhet edhe me cilësinë e dobët të gjumit. Nëse kaloni shumë kohë para ekranit pak para gjumit, kjo mund të dëmtojë në mënyrë të pandërgjegjshme cilësinë e gjumit duke çuar në kërcëllimë dhëmbësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.