KËRPUDHAT KRAHAS SHIJES JANË SHUMË TË SHËNDETSHME

KËRPUDHAT KRAHAS SHIJES JANË SHUMË TË SHËNDETSHME

Kërpudhat janë shumë të shijshme prandaj janë pjesë e tryezave tona. Ato janë të pasura edhe me vitamina të grupit B, në veçanti i vitaminës B2 dhe B3, thelbësore për metabolizmin e yndyrave, sheqernave dhe proteinave dhe për ta mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm. Kërpudhat janë burim i kaliumit, fosforit, magnezit, të çmuar për funksionimin e duhur të organizmit. Për më tepër, ata kanë një avantazh tjetër: ato janë të mira për kockat. Përmbajnë vitaminën D, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit, i cili është thelbësor për kyçet e forta dhe parandalimin e osteoporozës.

KALORITË

Kërpudhat janë shumë të mira edhe për personat në dietë. Janë një aleat i shkëlqyer i linjave të trupit, pasi përmbajnë rreth 90% ujë. Në 100 gramë kërpudha përmbajnë nga 20 në 25 kalori. Këshillohet të konsumohet rreth 80 gramë në ditë, dhe jo më shumë se dy herë në javë. Sa i takon gatimit, kërpudhat duhen të gatuhen gjithmonë me kujdes dhe pa kapak. Kjo lehtëson avullimin e toksinave që mund të krijojnë probleme.

SHËNDETI

Kërpudhat kanë efekte pozitive në organizëm, ato janë të mbushura me lëndë ushqyese. Është vërtetuar se kërpudhat ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Ato ndikojnë edhe në uljen deri në 70% të rrezikut për shfaqjen e sëmundjes “Alzheimer”, kjo është vërejtur te njerëz të cilët konsumojnë kërpudha.

Kërpudhat përmbajnë në sasi të mëdha fibrat dietike të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e rolit dhe funksionimit të zemrës. Ata i japin sistemit imunitar një nxitje të qëndrueshme. Kur kërpudha konsumohet çdo ditë, rreziku i kancerit ulet për të paktën 64%.

  • Këpurdhat zvogëlojnë nivelin e kolesterolit. Enzimat dhe fibrat që përmban ndihmojnë në uljen e kolesterolin.
  • Parandalojnë kancerin e gjirit dhe të prostates. Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror.
  • Rregullojnë sheqerin në gjak. Vlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara.
  • Përmirësojnë sistemin imunitar. Ergothionina, një nga antioksidantët natyrorë më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit. Hekuri i përfshirë në kërpudha lufton aneminë.
  • Zvogëlojnë presionin e gjakut për shkak të përmbajtjes së kaliumit. Përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.