KONSUMIMI I VITAMINËS E MUND TË NDIHMOJË NË PARANDALIMIN DHE TRAJTIMIN E ARTRITIT REUMATOID

KONSUMIMI I VITAMINËS E MUND TË NDIHMOJË NË PARANDALIMIN DHE TRAJTIMIN E ARTRITIT REUMATOID

Ndryshim i stilit të jetesës nuk mund të garantojë se nuk do të keni artrit por ka disa mënyra që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të simptomave më të rënda të sëmundjes.

Studimet e reja sugjerojnë se konsumimi i vitaminës E mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e artritit reumatoid (RA).

Në një studim të botuar në fund të prillit të këtij viti në European Journal of Clinical Nutrition, studiuesit në Spitalin Xi’an Honghui në Shanxi, Kinë, shikuan informacione nga një numër burimesh se si suplementimi me këtë vitaminë ndikon në rezultatet e sëmundjes.

Meta-analiza e gjerë ka treguar se suplementet e vitaminës E kanë një efekt pozitiv te njerëzit me artrit reumatoid duke lehtësuar ndjeshmërinë e kyçeve dhe problemet e ënjtjes.

“Aftësia e vitaminës E për të rivendosur barrierën e zorrëve dhe për të përmirësuar funksionin gastrointestinal mund të lidhet me parandalimin dhe trajtimin e artritit reumatoid (RA),” shkruajnë autorët e studimit.

Marrja e rregullt e suplementeve të vitaminës E mund t’i ndihmojë njerëzit me RA të zvogëlojnë shqetësimin, edemën dhe ngurtësinë e kyçeve, si dhe të përmirësojnë cilësinë e tyre të përgjithshme të jetës. Megjithatë, dietologia Ginger Hultin paralajmëron se nuk rekomandohet suplementimi pa u konsultuar më parë me mjekun.

Mbani në mend se suplementet e vitaminës E mund të ndërveprojnë me disa suplemente dhe medikamente të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.