KOSOVA SHUMË MË PAK RASTE ME KOVID 19 SE SHQIPËRIA DHE RMV

Në Kosovë 3339 raste aktive me Kovid 19, dukshëm më pak se në RMV dhe Shqipëri!

Nga 6.589 testime, 585 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 57 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 3.339.

Në Kosovë aktualisht ka dukshëm më pak raste aktive se ne RMV dhe Shqipëri ku ka rreth 15 mijë, përkatësisht 18 mijë raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë informon se në Kosovë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në 24 orët e fundit janë dhënë 3.830 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë aplikuar 1.708.466 doza të vaksinës. Deri më sot 794.496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Janë dhënë 27.183 doza përforcuese dhe 2.147 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.