KOVID-19: 6 VIKTIMA, 1396 RASTE TË REJA, 348 TË SHËRUAR

Bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 11 479 teste dhe janë regjistruar 1396 raste të reja me KOVID-19. Kryeson Shkupi me 790 raste të reja, Manastiri me 164 ndërsa vendet tjera kanë numra dyshifrorë të rasteve. Të shëruar regjistrohen 348 persona. Gjatë 24 orëve të fundit jetën e kanë humbur 6 persona të gjithë në spital.

Sipas regjistrit të vdekurve me diagnozë KOVID-19 nga Termini Im janë raportuar 3 persona të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën 17-18.12.2021. Nga të raportuarit, një person vdiq në spital dhe 2 në shtëpi. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.659.878 teste për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 233.464, numri i të shëruarve është 214.854, numri i të vdekurve është 8.032 dhe numri i rasteve aktive është 10.578./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.