KOVID 19 RRIT RREZIKUN PËR DIABET TE FËMIJËT

 

 

 

KOVID 19 RRIT RREZIKUN PËR DIABET TE FËMIJËT

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në raportin e fundit ka shkruar se ekziston një lidhshmëri mes rritjes së incidencës së diabetit tek fëmijët nën moshën 18 vjeçare të cilët janë shëruar nga virusi korona. Autorët e studimit zbuluan se fëmijët që ishin të infektuar me Kovid-19 kishin diku nga 30% – 166% (0.3 herë deri në 2.6 herë) më shumë gjasa për të zhvilluar diabetin e tipit 1 ose tip 2 të paktën 30 ditë pas infektimit sesa bashkëmoshatarët e tyre të pa infektuar. Ky paraqet një zbulim shqetësues dhe të frikshëm për të gjithë ne.

Hulumtimi ka një rëndësi të veçantë pasiqë edhe tash më mbështet atë që studiuesit në Evropë tanimë e kanë paralajmëruar, raste në rritje të diabetit të tipit 1 te fëmijët që nga fillimi i pandemisë.

Ja më shumë se çfarë na tregon raporti i ri për lidhshmërinë midis kovid-it dhe diabetit.

Me grumbullimin e të dhënave nga kompanitë e mëdha të sigurimeve shëndetësore në periudhën prej marsit të vitit 2020 dhe shkurtit të vitit 2021, studiuesit ishin në gjendje të ekzaminonin dy grupe të mëdha të dhënash për të parë prevalencën e shfaqjes së diabetit pas Kovid – 19.  Ata zbuluan një rritje prej 166% të pretendimeve për diabetin tek fëmijët nën moshën 18 vjeçe që kishin virusin korona në një bazë të të dhënave dhe një rritje prej 30% në të dytën. Diabeti ishte dukshëm më i lartë tek ata me virusin korona sesa tek ata pa virus në të dyja bazat e të dhënave, theksojnë studiuesit. Incidenca e diabetit të tipit 1 (një gjendje autoimune) kundrejt diabetit të tipit 2 (një sëmundje kronike) nuk u analizua në këtë studim.

Autorët e studimit shqyrtuan gjithashtu pretendimet e diabetit të bëra përpara fillimit të pandemisë tek fëmijët që kishin një infeksion akut të frymëmarrjes që nuk ishte kovid dhe nuk gjetën rrezik të shtuar të diabetit. Kjo e lidh më tej vetë infeksionin kovid me fillimin e diabetit – jo me viruse të tjera të frymëmarrjes në përgjithësi.

Ky zbulim mbështet dy fakte që tashmë i dimë për lidhjen mes kovid-it dhe diabetit për fëmijët dhe të rriturit. Kovid 19 mund t’i përkeqësojë simptomat e diabetit dhe njerëzit me diabet janë në rrezik më të madh për infeksion të rëndë nga virusi korona. Sidoqoftë zbuimet këtu theksojnë se virusi korona mund të kontribuojë në fillimin e një diagnoze të re të diabetit tek fëmijët nën moshën 18 vjeç pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes. Niveli i rritjes të diabetit u pa si tek ata që ishin simptomatikë njëlloj edhe tek ata që ishin asimptomatikë që rezultuan pozitivë.

Po nëse flasim për mënyrën se si diabeti mund t’i atribuohet virusit korona, studiuesit supozojnë se kovid-19  mund të sulmojë drejtpërdrejt qelizat e pankreasit që shprehin receptorët e quajtur enzima konvertuese e angiotenzinës 2 (ACE2), e cila është pjesë e mekanizmit që mbron trupin nga diabeti. Virusi SARS-CoV-2 përdor qelizat ACE2 në të gjithë trupin si një pikë hyrjeje për infeksion.

Një tjetër kontribuues i mundshëm mund të jetë hiperglicemia e stresit si rezultat i stuhisë së citokinës që shihet në infeksion ose mund të jetë rezultat i ndryshimeve të përgjithshme në metabolizmin e glukozës të shkaktuar nga infeksioni. Për më tepër një përqindje e këtyre rasteve ka të ngjarë të ketë ndodhur te rastet me diabet para-ekzistues i cili prek një në pesë adoleshentë në SHBA, theksojnë autorët. Është e mundur që infeksioni i virusit korona të nxisë një ndryshim nga prediabeti në diabet.

Nëse fëmija juaj është shëruar nga një infeksion simptomatik ose asimptomatik i virusit korona është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për simptomat e diabetit dhe të mbani një sy vigjilent në mënyrë që të bëni një diagnozë të saktë nëse është e nevojshme.

Simptomat e diabetit tek fëmijët mund të përfshijnë:

  • Etje të shtuar
  • Urinim i shpeshtë
  • Lodhja
  • Uria ekstreme
  • Nervozizmi
  • Humbje e paqëllimshme në peshë
  • Frymë që mban erë frutash

Burimi: Mother.ly

Përktheu dhe përshtati Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.