KUR DUHET TË FILLOJNË VIZITAT TE DENTISTI?

KUR DUHET TË FILLOJNË VIZITAT TE DENTISTI?

Prindër është më se e rëndësishme që fëmijët tuaj vizitat tek dentisti ti nisin që në vogëli. Vizitat tek dentisti duhet të nisin që në moshën 2.5 vjeçare, këshillojnë stomatologët.

  1. Vizitat tek dentisti duhet të nisin që në moshën 2.5 vjeçare në mënyrë që fëmijët të ambientohen me dentistin dhe të largojnë frikërat. (Ju lutem shmangni fjalinë, “ha të lutem se do të bëj gjilpërë“).
  2. Filloni t’u mësoni atyre rutinën e higjienës orale: larja e dhëmbëve në mëngjes dhe në darkë dhe pasi të kemi ngrënë ëmbëlsira.
  3. Nisni avash avash t’i tregoni fëmijëve që si pasojë e konsumimit të shumë çokollatave apo ëmbëlsirave dhe patatinave, dhëmbin e ka ngacmuar pak “krimbi” e ju duhet të kërkoni ndihmën e dentistit për ta larguar nga goja.
  4. Dhëmbët e parë ose të qumështit do të jenë prezent në gojë deri në moshën 13 vjeçare andaj kujdesi do të mbajë larg dëmtimin e parakohshëm.
  5. Bëni takime periodike qoftë dhe për t’u prezantuar me dentistin dhe shpërblejini fëmijët duke i stimuluar që të largojnë frikën.
  6. Me vajtjen rregullisht tek dentisti ne do të zbulojmë kavitete e kështu do të parandalojmë dëmtimin e mëtejshme të strukturave dhëmbore.
  7. Në moshën 6 vjeçare në gojë shfaqen 6-tat (dhëmballët e para të përhershme), të cilat luajnë rol kyç në rreshtimin e dhëmbëve në gojë. E rëndësishme mos ngatërrohen me dhëmbët e qumështit, të mbahen nën kontroll. Pikërisht në këtë moshë fëmija duhet të nisë dhe vizitat me specialistë të fushës në drejtimin e dhëmbëve, siç është Ortodoncia për të parë zhvillimin e nofullave, vendosjen e dhëmbëve të rinj dhe si do vijojë ecuria e mëtejshme. Parandalimi mbetet kura më e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.