KUR ËSHTË KOHA E DUHUR PËR KAFE?

Nëse e pini kafenë e nxehtë kemi një lajm të mirë për ju. Së fundmi rezultatet e studimeve tregojnë se kur mund të jetë kafja më efektive në organizëm pasiqë ajo ka përfitime të ndryshme shëndetësore nëse konsumohet drejtë.

 Në 10 minutat e para kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe përhapet në gjithë trupin tuaj dhe në këtë mënyrë presioni i gjakut rritet dhe zemra të juaj rrahë më shpejt. Pas 20 minutash, kafeina lidhet me receptorët e adenosines dhe neutralizon lodhjen. Nivelet e dopaminës rriten dhe bien dhe në këtë mënyrë krijohet një ndjenjë se duhet të jeni të kujdesshëm dhe të përqendruar.

Pas 30 minutash përshpejtohet puna e gjëndrave mbiveshkore dhe prodhohen më shumë hormone. Në këtë kohë për shkak të bebëzave të zgjeruara shikimi mund të bëhet më i mprehtë.

Pas vetëm 40 minutash, trupi fillon të prodhojë më shumë serotonin i cili e përmirëson punën e neuroneve brenda palcës kurrizore duke çuar në përmirësimin e koordinimit dhe fuqisë së muskujve.

Katër orë më vonë përshpejtohet metabolizmi i cili djeg energjinë më shpejt. Gjatë kësaj periudhe, trupi fillon të shpërbëjë yndyrën e grumbulluar.

Kafeja brenda gjashtë orëve kalon nëpër trupin tuaj dhe ndoshta do të ndjeni nevojën për të urinuar. Deri atëherë, afërsisht gjysma e sasisë së kafeinës që keni pirë do të del nga trupi.

A është më mirë të pini kafenë e nxehtë apo të ftohtë?

Ka disa mënyra për të përgatitur kafe të ftohtë e cila bëhet me ujë të ftohtë për më pak aciditet. Kafeja e ftohtë ka tendencë të jetë më pak e thartë dhe më e butë për sistemin tuaj të tretjes. Sipas një studimi në Scientific Reports kafeja e nxehtë ka më shumë antioksidantë se kafeja e ftohtë. Vlera pH e kafesë së nxehtë dhe të ftohtë është pothuajse e njëjtë dhe varion nga 4,85 deri në 5,13. Prandaj, ata që kanë probleme me stomakun këshillohen të pinë kafe më të ftohtë, ndërsa në raste të tjera është më mirë të pinë kafe të nxehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.