KUSH E DËMTON MË SHUMË SHËNDETIN, SHEQERI APO YNDYRAT?

KUSH DËMTON MË SHUMË SHËNDETIN SHEQERI APO YNDYRAT?

Kilogramët e tepërta kontribuojnë në shfaqjen e disa sëmundjeve përfshi ato kardio vaskulare, thonë mjekët. Por kush shkakton më shumë probleme shëndetësore ëmbëlsira apo yndyrat?

DËMI QË SHKAKTON SHEQERI NË ORGANIZËM

Sasia e tepërt e sheqerit në organizëm mpin qelizat dhe nuk i lë ato t’i përgjigjen insulinës. Nivelet e saj janë gjithnjë e më të larta ndërkohë që truri vazhdon e ruan sheqerin për përdorim të mëvonshëm. Në këtë mënyrë, organizmi fiton rezistencë ndaj insulinës dhe metabolizmi përfshihet nga kaosi.

YNDYRAT

Muret e brendshme të qelizave përbëhen nga yndyra të cilësisë së lartë që metabolizojnë insulinën më mirë. Yndyrat e mira, kryesisht bimore, ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe zmbrapsin urinë e tepërt. Përdorimi i yndyrave bimore si vaji i ullirit, nënkupton një trup më pak të dhjamosur. Yndyrat veçanërisht ato Omega-3 janë më cilësoret dhe më të mirat për organizmin.

KUSH E DËMTON MË SHUMË SHËNDETIN?

Studimet kanë konstatuar se një regjim ushqimor i pasur me sheqer dhe niseshte rrit inflamacionin në trup dhe nxit shfaqjen e diabetit dhe obezitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.