KUSH E PËRHAP MË SHUMË COVID-19, GRATË APO BURRAT?

KUSH E PËRHAP MË SHUMË COVID-19, GRATË APO BURRAT?

Një studim i realizuar në Universitetin Shtetëror të Kolorados dhe  i cili zgjati me muaj të tërë, ishte i fokusuar në gjurmimin e përhapjes së COVID-19 në mjediset e arteve skenike. Fillimisht u zhvillua për të parë se çfarë mund të bëjnë ata që merren me shfaqet e artit për të mundësuar një rikthim të sigurt në skenë pas pandemisë. E gjithë kjo u realizua marrë parasysh se artet skenike ishin një nga fushat më të prekura nga Covid 19. Në këtë kohë teatrot, koncertet dhe shfaqet me performanca artistike të ngjashme u anuluan menjëherë dhe nuk u lejuan të mbahen për një periudhë më të gjatë.

Çfarë tregon studimi?

Gjithçka u zhvillua në një dhomë për të testuar më mirë përhapjen e grimcave në ajër. Pjesëmarrësit e përfshirë në hulumtim ishin të moshave dhe profileve të ndryshme. Disave iu kërkua të këndonin këngë si “Gëzuar Ditëlindjen” në mënyrë të përsëritur, të tjerëve iu kërkua të performonin këngë në instrumente.

Studimi i kaloi parashikimet duke zbuluar një informacion më të gjerë për virusin në tërësi. Si përfundim dhe rezultat nga ai del që të rriturit priren të lëshojnë më shumë grimca pështyme sesa fëmijët, në veçanti meshkujt. Arsyeja pse meshkujt priren të lëshojnë më shumë grimca është sepse ata kanë mushkëri më të mëdha. Studiuesit gjithashtu vunë re se virusi përhapet më lehtë tek ata që flasin me volum më të lartë. Energjia që shpenzoni kur flisni me zë të lartë përkthehet në më shumë grimca që dalin nga trupi juaj. Këto janë grimca që mund të mbartin virusin dhe të infektojnë njerëz të tjerë, thonë ekspertët.

Me këtë sjellët një përfundim se ambientet e brendshme si baret, qendrat sportive dhe ambientet e koncerteve që janë më të zhurmshme, janë një rrezik më i madh për përhapjen e COVID-19. Nga ana tjetër një shfaqe baleti ku pjesëmarrësit janë më të qetë, është më e sigurt se një koncert me mijëra fansa që bërtasin ose këndojnë. Sipas studiuesëve artet skenike bënë gjënë e duhur duke u mbyllur në vitin 2020, sepse kështu shpëtuan jetë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.