LIJA E MAJMUNËVE NUK PËRHAPET NË AJËR

 

LIJA E MAJMUNËVE NUK PËRHAPET NË AJËR

Lija e majmunit më tepër është bërë alarm sesa është shqetësues.

Epidemiologu Ilir Alimehmetei, për Top Channel thotë se është një sëmundje që ka ekzistuar më parë dhe që kalon vetë. Ajo ka risk të ulët për shkak se nuk përhapet në ajër. I pyetur në lidhje me vaksinimin e kontakteve më të afërta, Ilir Alimehmetei thotë se edhe vaksina e variolës të cilën pritet të sigurohet në Shqipëri mund të jetë efikase, por për linë e majmunit ka një vaksinë të posaçme.

Edhe pse janë afro 380 raste të prekur nga lija e majmunit qe nga muaji prill nuk është shënuar asnjë humbje jete. Sipas te dhënave, lija e majmunit ka një vdekshmëri qe llogaritet 10%  ndërkohë që Covid kishte vdekshmëri afro 5%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.