MËNYRA SE SI MUND TA MENAXHONI STRESIN GJENDET NË BRENDINË TUAJ

MËNYRA SE SI MUND TA MENAXHONI STRESIN GJENDET NË BRENDINË TUAJ

Zakonisht kur jemi të stresuar, nervozë, të shqetësuar apo të mërzitur, më së paku na ndihmon thënia “qetësohu” ose “mos u mërzit”. Sikur të ishte aq e lehtë edhe ne do të dinim të vepronim ndryshe. Njerëzit përreth me këto fjalë mendojnë se qetësojnë tjetrin por kjo aspak nuk është e vërtetë sepse këto janë ndoshta frazat më të urryera në një situatë të tillë. Por këto nëse mendojmë qetë këto këshilla nuk janë as marrëzi dhe as të parealizueshme. Përkundrazi, ato mund të jenë shumë të dobishme.

Si të shpëtojmë nga stresi? Ekziston një mënyrë e thjeshtë dhe efektive në vetëm 30 sekonda.

Doktor Karan Rye tregon se truku më i vjetër qetësues është frymëmarrja e thellë dhe si ndihmon në një situatë të tillë.

“Kur merrni frymë thellë, truri i dërgon një mesazh zemrës që të shpejtojë, dhe kur nxjerr frymë, të qetësohet. Kur jeni nën stres, përqendrohuni në nxjerrjen e frymës. Bëjeni ngadalë dhe do të ngadalësoni ritmin e zemrës, gjë që do të reduktojë ankthin dhe stresin”, këshillon doktor Karan Rye./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.