MIGRENA-GRATË KANË TRE HERË MË SHUMË SULME SE BURRAT

MIGRENA-GRATË KANË TRE HERË MË SHUMË SULME SE BURRAT

Kohëve të fundit nga i gjithë stresi i akumuluar në veçanti në periudhën e pandemisë dëgjojmë sa më shumë rreth nesh persona të cilët ankohen për dhimbje koke. Por kryesisht gratë për shkak të ndjeshmërisë së tyre si dhe çrregullimeve hormonale në periudha të caktuara janë të prekura nga Migrena. Por mos harroni, jo çdo dhimbje e kokës është migrenë, andaj me kujdes lexoni se çka është migrena dhe cilat janë simptomat e saj.

Janë bërë hulumtime shkencore dhe kërkime për të gjetur lidhjen e sulmeve të migrenës në pjesë të caktuara të trurit. Shkencëtarët thonë kur kimikatet e trurit si serotonina dhe CGRP, nuk janë në ekuilibër, ndryshon mënyra sesi truri juaj funksionon para dhe gjatë migrenës.

Simptomat e shkaktuara nga migrena kryesisht janë:

  • Probleme me përqendrimin dhe vëmendjen
  • Vështirësi në vendimmarrje
  • Vështirësi në të folur
  • Vështirësi në lexim e shkrim
  • Ndryshime në të perceptuarit e shijeve dhe ndjesive të prekurit

Shumë nga personat e prekur me migrenë pohojnë se gjatë sulmeve kanë dhimbje veshi ndërsa një pjesë tjetër pohojnë që kanë simptoma të sinuseve si, marrje mëndsh, rrjedhje hunde dhe bllokim të hundëve. 5 nga 10 njerëz shfaqin ndjesinë e përzierjes dhe marramendjes.

Një nga shkaktarët kryesor të paraqitjes së migrenës është stresi. Por gjithsesi ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në paraqitjen e simptomave të para drita e fortë, mungesa e gjumit apo edhe ndonjë lloj ndryshimi të regjimit ushqimor. Këto faktorë shkaktojnë dhimbje koke që më pas kalojnë në kronike. Tek gratë uljet dhe ngritjet e estrogjenit mund të shkaktojnë migrenë dhe dhimbje të kokës që pason me të. Kjo mund është edhe arsyeja pse gratë kanë tre herë më shpesh sulme migrene se burrat.

Si ta zbusni dhimbjen?

Përveç barnave, të nxehtit dhe të ftohtit mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së migrenës. Nëse lagni me ujë të ftohtë një garzë dhe e vendosni në qafë mund të ndieni lehtësimin e ndjesisë së mpirjes. Nëse kjo praktikë nuk iu ndihmon atëherë një banjë e ngrohtë ose një garzë e ngrohtë do të ndihmonte në çlirimin e muskujve. Provojini këto praktika dhe shikoni se cila prej tyre ju ndihmon më shumë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.