MJALTI DHE DOBITË E TIJ

MJALTI DHE DOBITË E TIJ

Ka lloje të ndryshme të mjaltit por përbërja e mjaltit të akacies, livadhit dhe gështenjës është e njëjtë. Një lugë çaji mjaltë përmban 64 kalori dhe në të njëjtën kohë vlera shumë të larta energjetike. Mjalti nuk përmban yndyrë dhe kolesterol dhe është i pasur me vitamina A, D, C, E dhe K. Përveç kësaj ne ndajmë gjashtë arsye pse duhet të konsumoni mjaltë çdo ditë, veçanërisht në ditët e dimrit.

Më shumë energji

Shpesh përpiqemi të kompensojmë mungesën e energjisë me çokollatë ose kafe dhe më pas kemi probleme me sheqerin. Nivelet e ulëta të energjisë mund të përmirësohen me mjaltë. Vetëm një lugë çaji nga ky flori përmban 17 gramë karbohidrate por edhe sheqerna të papërpunuara që shpërbëhen ngadalë dhe na japin energjinë që na nevojitet.

Ndihmon me kollën dhe gripin

Mjalti është i mrekullueshëm për qetësimin e kollës së keqe të shkaktuar nga gripi. Ndihmon edhe te ftohjet e dimrit, sepse qetëson fytin dhe konsiderohet si një antibiotik natyral.

Gjumë më të mirë

Besoni apo jo, mjalti mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt në një mënyrë krejtësisht natyrale. Merrni pak mjaltë para se të shkoni në shtrat. Mund ta shkrini në qumësht ose çaj të ngrohtë ose në ujë të thjeshtë. Mjalti rrit nivelin e insulinës në trup, dhe në këtë mënyrë sekreton më shumë melatoninë e cila na ndihmon të pimë.

Forcimi i imunitetit

Mjalti përmban veti antibakteriale dhe antioksidante që ndihmojnë në pastrimin e trupit, veprojnë në sistemin tretës dhe ruajnë imunitetin tonë.

Përmirëson jetën seksuale

Vikingët përmirësonin jetën e tyre seksuale dhe pjellorinë me ndihmën e mjaltit. Është një afrodiziak i shkëlqyer që stimulon libidon, përmirëson humorin, njëkohësisht kontribuon në sekretimin e testosteronit tek meshkujt dhe estrogjenit tek femrat.

Mundja e alergjive

Personat që kanë probleme me alergjitë gjatë pranverës mund të marrin shumë përfitime nga mjalti, veçanërisht përmes konsumimit të rregullt të tij sepse ai ndihmon trupin të ndërtojë një mekanizëm natyral për t’u mbrojtur nga alergjitë. Mund t’ju ndihmojë të merrni frymë më mirë dhe t’i mbijetoni më lehtë alergjive pa rrjedhje hundësh dhe sy të skuqur./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.